• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dashuria sipas grupit të gjakut

Fiks une. :p
GRUPI I GJAKUT “B “
Shikuar nga aspekti psikologjik, sikur meshkujt, ashtu e femrat me grupin e gjakut “B” janë tejet interesante dhe atraktive
Njesoj ne?:p
Hapuu dhee hhaahahha
 
kamzalie e di kshu o kur nuk mdeshte kur isha free Gagagagagagagagagaga sa qesh me lot :p
 
A+

GRUPI I GJAKUR “A “
Personat me këtë krup të gjakut cilësohen si tejet inteligjent, të cilët, në të shumtën e rasteve, në raport ndaj të tjerëve, paraqiten si të “ftohtë” dhe të pa interesuar. Por, kjo veti e tyre është vetëm mbrojtje, sepse, realisht, ata janë tejet të ndjeshëm. Më së miri do t’i përshkruante ata shprehja figurative - ”ushtari i njomë”, sepse, përveç anës emotive të shprehur, i karakterizon rregulli dhe disiplina në jetë. Janë tejet profesional dhe të përkushtuar obligimeve familjare. Janë të gatshëm të marrin mbi vete përgjegjësitë, t’i kuptojnë të tjerët, por, nga ana tjetër edhe mjaftë presin prej tyre. Njihen si organizatorë të aftë, insistojnë në precizitetin e punës dhe kanë seriozitet të përkushtuar. Në të vërtetë, para të tjerëve, ata nuk dinë dhe as që insistojnë të eksponohen, prandaj edhe mbeten të pavërejtur, të vetmuar dhe të lënë anash. Partneriteti dhe familja: Si meshkujt, ashtu edhe femrat nga grupi “A” i gjakut, në marrëdhëniet e ndërsjellët janë persona liberal.
E respektojnë partnerin e kundërt me të gjitha kualitetet e tij/saj. Por, për shkak të natyrës së tyre tejet të ndjeshme emotive, këta do ti zbulojnë ndjenjat e tyre të vërteta, tek atëherë kur të jenë të sigurt se nuk do të përqeshen dhe nënçmohen nga të tjerët. Femra e grupit të gjakut “A” është një nënë e cila kujdeset mirë për fëmijët e saj, i inkurajon ata në jetë, por, si kundër shpërblim, edhe kërkon një gjë të njëjtë prej tyre. Meshkujt nga grupi i gjakut “A”, nga përshtypja e parë që lënë, nuk duken si tërheqës për polin e kundërt. Vlerat e tyre të vërteta, femrat i zbulojnë, tek kur të qëndrojnë më gjatë me ta. Kualiteti i tyre më i madh është besnikëria martesore dhe përkushtimi ndaj familjes. Kur këta një herë të themelojnë familjen, aty e përqendrojnë tërë energjinë jetësore kreative. Zakonisht, në të gjitha veprimet e tyre, këta i përkrahin dhe i inkurajojnë bashkëshortet e tyre, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përparimin gjatë karterës së tyre profesionale.
 
Back
Lartë