• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A mjafton vetëm dashuria, për tu martuar?

.

Larguar.
ANETAR ✓
LV
0
 
"Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen me të njëjtin përqafim”
Dashuria romantike… ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë…
Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t’u kurorëzuar, sepse prespektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t’u martuar dhe gjeneruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur… fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind “feja e dashurisë”, që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.Dashurojmë… po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapacitetin e secilit partner për t’u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t’i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.Epopeja e çiftëzimitEpopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një proçesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje që ne përmbledhim me një fjalë të vetme “tërheqje”, sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj, që di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.Shtyllat që mbajnë “shtëpinë e dashurisë”Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:– tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es– varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha– ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es– intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ushqejnë atë pa ndalim– të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin– të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç’të ofrojë pa u shteruar kurrë.Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj.Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është ekzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne.
Dashuria kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë.Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre “të rritet” me kalimin e kohës?"
 
Martesa eshte thjesht nje “veprim” zyrtar dhe absolutisht nuk mundet ta ndryshoj maredhenjen e ciftit. Maredhenja ne cift mund te “rritet” nga bashkejetesa dhe kjo te jete e shoqeruar me respekt dhe ndjenje. Nese nuk ke respekt nuk mund te duash. Nese dy persona duhen mund te duhen dhe te pamartuar. Nuk martohemi te bejme femije.
Nuk i kam kuptuar kurre ata qe sa martohesh te thone bej nje femije. Famija behet kur cifti te jete gati, kur cifti te ndjej dhe ta doj prinderimin. Prind mund te behet cdokush, por te prinderoj jo.
?
 
Martesa eshte thjesht nje “veprim” zyrtar dhe absolutisht nuk mundet ta ndryshoj maredhenjen e ciftit. Maredhenja ne cift mund te “rritet” nga bashkejetesa dhe kjo te jete e shoqeruar me respekt dhe ndjenje. Nese nuk ke respekt nuk mund te duash. Nese dy persona duhen mund te duhen dhe te pamartuar. Nuk martohemi te bejme femije.
Nuk i kam kuptuar kurre ata qe sa martohesh te thone bej nje femije. Famija behet kur cifti te jete gati, kur cifti te ndjej dhe ta doj prinderimin. Prind mund te behet cdokush, por te prinderoj jo.
?
Perceptim i bukur dhe te falenderoj ?
 
jonuk mjafton se duhet prifti pa duhet limuzina pa duhet fustani nuses pa duhen bobonierat pa duhet lokali pa duhet dj pa duhet hoteli pa duhen ca mijra euro hahaha e ca sduhet
 
jonuk mjafton se duhet prifti pa duhet limuzina pa duhet fustani nuses pa duhen bobonierat pa duhet lokali pa duhet dj pa duhet hoteli pa duhen ca mijra euro hahaha e ca sduhet
Duhen mend e e e !
 
Nuk mjafton

Duhet me pas mend, plan. Nuk ecet ne jete si pula pa koke
 
Back
Lartë