• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rikthimi i “Friends”

...

Kontributor
LV
0
 
Rikthimi i “Friends”/ Xhirimet e serialit të njohur do të fillojnë në mars




friends.jpg



Episodi i shumëpritur që do të rikthejë edhe një herë Friends në ekran, do të fillojë të xhirohet marsin e ardhshëm. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë një nga pjesëtarët e kastit, Matthew Perry.

“Rikthimi i Friends është caktuar tani të xhirohet në fillim të marsit” shkroi ai në një postim në Twitter. “Duket se ne kemi një vit intensiv përpara dhe kjo na pëlqen!” Episodi special i Friends duhej të kishte filluar xhirimet në gusht por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai do të mbledhë bashkë aktorët origjinalë, Matthew Perry, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. Deri mëngjesin e të premtes, postimi në Twitter i Perry-t kishte marrë më shumë se 100 mijë pëlqime dhe ripostime. Friends, që sjell fatin e gjashtë miqve të rinj që jetojnë në qytetin e Nju Jorkut, u transmetua nga viti 1994 deri në 2004.

Episodi final i serisë u pa nga 52.2 milionë shikues në SHBA, duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000. Zërat për një rikthim të Friends u intensifikuan pasi Jennifer Aniston postoi në mediat sociale një foto të aktorëve së bashku, vitin e kaluar. Ajo foto e hedhur në Instagram, në vetëm pesë orë dhe 16 minuta, i dha Aniston 1 milionë ndjekës.

Xhirimet për episodin special të Friends do të mbahen në të njëjtën studio, në Worner Bros, në Burbank, të Kalifornisë. Episodi do të transmetohet në shërbimin streaming të HBO Max në një datë që nuk është përcaktuar ende.


Top Channel
 
E kam ndjekur shume kete. Se ckam nje pershtypje se dy here sbehet me mirr, i pati do ngelet gjithmone i bukur.
 
E kam ndjekur shume kete. Se ckam nje pershtypje se dy here sbehet me mirr, i pati do ngelet gjithmone i bukur.

Gjithmone remeik filmat qe behen nuk kane ate kerkesen dhe shikimin e ndjesise se pare dhe Jane rritur e aktoret mbas 15 vitesh po Ka presim te shohim
 
Une i shoh akoma ne netflix.
Personazhe fantastike jane te gjithe. Te tilla seriale zor se i vijne me kinematografise boterore.
Megjithate pres me kenaqesi serite e reja.✌
 
Back
Lartë