• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lajm i rëndësishëm për maturantët, data kur shpallen fituesit në universitete

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


25 mijë maturante aplikuan përmes formularit A2 për programe studimi në Universitete publike dhe private.
Aktualisht universitetet po bëjnë llogaritjen e pikëve dhe e pas renditjen e aplikantëve sipas programeve të studimit. Më 30 gusht në mëngjes, renditjet janë publike në portalin U-Albania ku ku çdo aplikant do të mësojë se si është renditur për programet për të cilat ka aplikuar.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Doktor Arjan Xhelaj, shpjegon qe pasi te logohet tek këndi i maturantit, aplikanti do të fusë vetëm ID e maturës.

“Aplikanti nëpërmjet tre ngjyrave sinjalizohet nëse është fitues, me ngjyrën jeshile, nëse është në pritje, me ngjyre te verdhe, apo nëse nuk ka fituar me ngjyre te kuqe”, sqaron Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Nëse një student është fitues ne disa dege atëherë ndiqet kjo procedurë.

“Po u regjistrua në një program, programet e tjera që është fitues dhe i ka bllokuar për momentin do të lirohen për studentet e radhës. Ky proces vazhdon në 7 faza 48 orëshe, ku çdo student ka afat 48 orë për t’u regjistruar në degën që do. Nëse nuk e bën atëherë kjo degë i kalon studentit te radhës”, shton ai.

Ka aplikantë që nuk kanë fituar asnjë degë në raundin e parë, apo ka maturantë që japin provimet në vjeshtë dhe duan te aplikojnë. Për këta ka një raund të dytë.

“Aplikimi me A3 për maturantët që nuk fituan në raundin e parë apo ata maturantë që mbyllën provimet e vjeshtës, do të jetë nga 15 deri në 20 shtator. Edhe dikush që e ka rimenduar zgjedhjen në raundin e parë, ka në dispozicion datën 13 shtator për t’u çregjistruar dhe për të riaplikuar me formularin A3”, bën me dije Arjan Xhelaj.

Një aplikant duhet të paraqitet me dokumentacionin përkates pranë sekretarisë se universitetit, pasi nuk ka regjistrime online.

“Nevojitet një kopje e kartës së identitetit, kopje e dëftesës së maturës dhe një deklaratë që ka zgjedhur këtë degë”, thekson Xhelaj.

Ne Republikën e Shqipërisë janë 37 universitete gjithsej, nga këto 12 publike dhe 25 private. Ato do t’i hapin dyert në mes të muajit tetor/

The post Lajm i rëndësishëm për maturantët, data kur shpallen fituesit në universitete appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë