• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ja si pritet të luajnë Napoli dhe Interi

Passion

Banned
LV
0
 
Per dashamiresit e futbollit.




Kristian Eriksen do të luajë nga minuta e parë për Interin në ndeshjen e sotme gjysëmfinale të kthimit së Kupës së Italisë kundër Napolit. Mesfushori danez do luajë prapa dyshes sulmuese Lukaku-Martinez.


Ndërsa të gatshëm për trajnerin Konte në këtë sfidë nuk do të jenë: Veçino, Godin,Dambrosio dhe Agume. Skema do të kalojë në 3-4-1-2, ku Eriksen do të jetë pas Lukakut e Lautaros.


Dris Mertens do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë mbrëmjen e sotme kundër Interit. Bomberi belg është “menaxhuar” gjatë ditëve të fundit për shkak të një lodhjeje të lehtë muskulore: do të formojë së bashku me Politanon dhe Insinjen “tredhëmbëshin” e sulmit.
Për fatin e mirë të Xhenaro Gatuzos, edhe lojtarët e tjerë që kanë pasur probleme kanë dhënë sinjale pozitive. Fabian Ruiz dhe Alan, dy elementët e tjerë në dyshim, i kanë kaluar më së miri testet e fundit të zhvilluara dje dhe duhet të jenë rregullisht në fushë nga minuta e parë.
 
Jo qe jam milanist.... po duke pa lojen e napolit me juven..... fiton napoli.... ose mer ndonji x kot interi
 
Mire mire po milanit tim I ka ngel dhe 1 dhemb
0 me 3 lacios mbreme
 
Back
Lartë