• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Depresioni i festave te fundvitit...

Anabela

____??____LarGuaR____?
Kontributor
LV
0
 
Si i prisni festat e fundvitit?
A jeni me ankth,shqetesoheni nese gjonat do shkojme ashtu si duhet?

Ankthet dhe shqetesimet qe vijne si resultat i festave njk duhet te ngaterrohen me depresioni sezonal,i cili shfaqet ne fund te diteve te pushimeve.
Depresioni qe shfaqet ne periudh festash sigurisht qe lidhet me ashpersine e stines se dimrit,shkurtimim e dites dhe mungesen e mjaftueshme te drites por,ka disa shkaqe me te thella:

Njerezit me pak miq e familjar mund te ndihen vetem te izoluar,kurse njerezit me nje rreth me te madh shoqeror,e familjar te stresuar pwr pergatitjen e festes se madhe.

Shkaqet e depresionit:

Familja: Klisheja e mbledhjes se madhe familjare,te gjithe te lumtur,e te bashkuar,jo gjithnje eshte e pelqyeshme.
Per disa,familja eshte burim problemesh.
Mbledhjet familjare jo gjithmon jame te sukseshme,
disa konflikte te vjetra qe mund te hapen,
kujtime te padeshiruara etj...

Analize per veten

Ne fund te vitit njerezit jan te prirur te reflektojne mbi veten dhe zhvillimet e tyre personale.

Vetmia:
Disa njerez nuk kan mundur te krijojne nje familje,ose ndodhen larg familjeve.

Nostalgjija:

Nostalgjija e kohes qe kalon,
humbja e rinis,
Kujtimet e femijeris etjjj pa fund.

Pa harruar edhe shpenzimet me spec

A i ndjeni ju keto shqetesime???
 
Last edited:
Un psh as nuk e mbaj mend qe ka me ardh psh me festu me dika me dal ose diqka se nuk e festojm si familje gjysh e stregjys
Ama veq i kam inat kur gjujn tamam sikur me kan luft kur isha e vogel gjithmon qajsha se thojsha lufta u ba isha katun gja nuk pasha vetem gjujtme ?? e tash e kam ket stres si ka me ja ba ball bam bam??
 
Jo shoqe, ne kete epok jetoj. Por depresioni eshte merzitje e theksuar dhe kronike, jo shqetesim i llojit “i pelqen apo jo x-it bakllavaja qe bera”... Ne depresion njeriu bje kur peson disfata apo humbje te renda, apo kur kushtet jane tejet sfiduese per kohe te gjate. Kuptoni diferencen.

Mesohuni t’u fusni shkelmin burimeve te stresit, nese eshte dicka brenda kontrollit tuaj, se dreqi e marrte nuk jetojm pergjithmon... Nuk ja vlen te vuajm per gjera te vogla.

Nje perqafim per te gjithe antaret e merzitur dhe nje shkulje veshi nese merziteni ne menyre te paarsyeshme! :)
 
Cdo feste ka streset e veta. Nxitimin, lodhjen , depresionin por ka nje fund te lumtur qe ja vlen te sakrifikosh per ato gjera? ne qofsha gabim jeni te mirepritur te me thoni?
 
Ka stres pozitiv dhe negativ. Stresi pozitiv ndodh për gjërat e bukura e tillë mund të jetë edhe festa e fundvitit.
Por nuk e kisha mendu dhe se mendoj asnjëherë se festat e fundvitit mund të çojnë në depresion.
 
E kom theksu me nalt shoku:
Ankthet dhe shqetesimet qe vijne si rezultat i festave,nuk duhet te ngaterrohen.
 
E mendojme ne keshtu.
Mendo:
Dikush qe seshte ne gjendje ekonomike te mire dhe memdon se si qysh tek.
 
Festat e fundvitit nuk më sjellin fare depresion, por vetëm kënaqësi, se bëj të paktën dy javë pushime. Sa për ushqimet, dhuratat etj. as këto nuk më bëjnë përshtypje, se nuk bëj ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ha si zakonisht, vetëm se e teproj pak me pijen, meqë janë festa.
Kurse në Shqipëri e kuptoj që gjërat janë më ndryshe, sepse atje ka disa adete që duhen bërë, e për disa këto festa janë më tepër ngarkesë se sa kënaqësi.
 
Last edited:
Në europë ndodh që për festa ulen çmimet dhe konsumatori ka luksin të bëjë blerje më.të mëdha, ndërsa në.Shqipëri ndodh e kundërta, rritet tregu, në rastet kur ska rritje çmimesh është për tu shqetësuar pasi ska fuqi blerëse.
Sido që të jetë puna çdo njeri e gjen mënyrën për ta mbushur tryezën e 31 dhjetorit.
Është traditë kjo, ka apo ska dhe pse pjesa më e madhe ka pagat e ulëta dhe këtë vit nuk pati as shpërblime pasi shkuan për dëmet e tërmetit, veç pensionistët morën një 30 mijë lekë të vjetra sa për ti kujtuar...
Stresi tek vendi ynë është tipari më dallues që na shoqëron çdo ditë e jo veç për festa..
 
Kte fundvit me ka ndodhur nje problem familjar.
Sipas optimisteve fallco,te mos stresohem??
Ky optimizmi fallco qe ju karakterizon vetem 1 dit te vitit lol,ku ditet e tjera shfryni mllefin qe mban shpirti juaj.
Jo tgjith kan fat e ju ka ecur mbare kte vit.
Kshuqe mos na mbani optimizem fallco e leksione boshe.
Un uroj qe 2020te ece mbare per te gjithe.
Nuk mund te flisni per lumturi,gezim e hipokrizi fallco.
Kur shum njerez sonte qajne per te afermit qe vdiqen per shkak te termetit.
Kur shum njerez jane ne qiell te hapur.
E shume nena qajne se kane djemte e tyre ne burgje.
Sipas jush mos te qash??
A mos te ndjesh dhimbje?
Kur nuk e ndjeni dhimbjen e te tjereve,mos mbani leksione boshe e optimizem fallco.
Ky eshte realiteti yne.
Uroj qe ky fundvit te jete fundi i te kqijave ;):):)
 
Te percjellesh pozitivitet apo optimizem sdo te thote te tallesh me dhimbjen e te tjereve.Zemrat e atyre qe sot me buze qeshin,qajne po aq shume sa syte e atyre qe humben familjaret gjate ktij viti.E rendesishme eshte qe te jepet mesazhi se jeta vazhdon dhe ka shprese.Te jesh e drejtperdrejt sdo te thote te nencmosh cdo perpjekje qe behet per te percjelle pak energji pozitive.
 
Epo un nuk besoj tek energjite pozitive,apo perpjekjet e shtirura te njerzve.
Mos mflisni as per energji pozitive e as per miresi.
Ket bot e ka rrembyer ligesia dhe erresia.
Mos u perpiq tme ndrrosh mendje,e as mos u mundo te replikosh tek postimi im.
 
Kerkoj ndjese!
 
Back
Lartë