• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si e gjykoni paketën anti-shpifje, diçka e mirë apo e keqe...?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Qeveria ka ndermarre ne parlament nje ligj mbi shpifjen, si mendoni do ishte dicka e mire apo e keqe, pasi shume media ne shqiperi do frenonin denoncimet, edhe rrjetet sociale gjithashtu do hezitonin te denonconin raste te natyres korruptive por jo vetem.
 
Mendoj se duhet,packa se qeveria e ben ne dobi te sajen. :)

Jo me pak se dje nje i njohur i imi coi ne gjykate nje djalosh i cili kish bere nje status ne fb ku ish tallur,baltos figuren e tij.

Djal ish e kreu i forumi Demokratik. :D

Leket e demshperblimit iken per bamiresi. ;)
 
Ne teori, si ligj eshte i mire, sepse ndalon shpifjet dhe akuzat pa prova, por varet nga qeverite se per cfare e perdorin.
Nëse kemi nje shtet te ndershem e te pakorruptuar, ligji eshte i mirë dhe i nevojshem..
Nëse kemi nje shtet te korruptuar, do ta perdore ligjin per te ndaluar kritikat dhe akuzat, edhe kur ato jane te drejta e me prova.
 
Në pamje të parë ky ligj duket i drejtë por në thelb është censurimi i lirisë.se medias...
Edhe pse për herë të parë duket sikur mbron të drejtën e një qytetari por ky ligj rrezikon të keqpërdoret nga duart e qeveritarëve..
Shumë gazetarë janë të irrituar për këtë paketë dhe ka sjellur shumë tensione....
Ka shumë portale anonime që bëjnë copy paste dhe shpifje statistikash apo ndodhish dhe ky fenomeni i fake news nuk është vetëm në Shqipëri.
Mendoj se qeveria ka shumë e shumë punë për të bërë e hartimi i këtij ligji mund të vinte më.vonë..
 
Temen e diplomes ne nivelin Bachelor te studimeve e kam pasur ne fushen e Te Drejtave te Njeriut, dhe tema ka qene pikerisht "Liria e shprehjes". Dhe njera nga pyetjet e komisionit gjate mbrojtes se punimit ,referuar mbi konkluzionet e mija, ishte mbi faktin nese ka ose jo liri te vertete te shprehjes. Dhe duhet kuptuar qe eshte nje fije e holle qe e ndan gezimin e lirise se shprehjes ne menyre te pavarur dhe mbi te gjitha te pa çensuruar duke influencuar me metoda te ndryshme mbi individin e nga ana tjeter abuzimin me lirine e shprehjes dhe te mendimit te lire. Ne vendin tone per kohen qe jetojme dhe shoqerine aktuale eshte i nevojshem. Fenomeni i "Fake News" ka zene rrenje ne media, sidomos ajo online (e cila eshte forma me e perhapur e shprehjes se mendimit)..Perdoruesit e medias por edhe vete qytetaret apo njerez me infuence publike ,ne artikulimin qe i bejne mendimit te tyre,sidomos drejtuar mases se gjere, nuk arrijne të diferencohen nga shpifja, fyerja dhe gjuha e urrejtjes qe jane format standare te abuzimit dhe tejkalimit me lirine e shprehjes. Ligji duhet. Por mbi te gjitha duhen kriteret e duhura dhe teknika legjislative e pershtatshme per ta ndertuar ne menyre qe te mos cenoje thelbin e lirise se shprehjes dhe te mos frenoje fjalen dhe mendinin e lire e te pavaruar. Nga ana tjeter kemi edhe problematiken e keqperdorimit te ligjit nga ana e "partive-paçavure" ne pushtet. Definitivisht ky nuk eshte nje ligj qe mund te behet sa hap e mbyll syte. Apo nuk eshte nje ligj qe mund te adoptohet nga shtet e tjera fqinje dhe te rajonit apo te Europes. Pergjithesisht jemi nje shoqeri qe nuk i tolerojme kollaj "frenimet".
 
Per mendimin tim ligji eshte i nevojshem,por un sjam i bindur nese jane formuar kushtet e nevojshme per zbatimin e tij.Mesa kam degjuar une do ngrihet nje komision brenda AMA-s qe do vleresoje nese nje lajm/postim eshte "shpifje" apo jo.Ne rastet kur do ndodhe kjo ky komision do vendose gjoba dhe masa te tjera ndaj subjektit.
Pastaj do jete detyra e subjektit qe te vertetoje qe lajmi/postimi ska qene "shpifje".Kjo per mua eshte absurde.
Ne cdo procedure normale do duhej qe ky komision te provonte fajesine e subjektit per shpifje,dhe jo subjekti te provoje pafajsine apo vertetesine e lajmit/postimit.Gjeja me me rendesi eshte qe kjo influencon dhe punen e gjykatave.Sot kushdo mund te padise kedo per shpifje ne gjykate,duke cuar dhe provat perkatese.Per te mos u zgjatur ky komision kthehet ne nje organ censure,me shume sesa nje rregullator.
 
Mendoj se duhet,packa se qeveria e ben ne dobi te sajen. :)

Jo me pak se dje nje i njohur i imi coi ne gjykate nje djalosh i cili kish bere nje status ne fb ku ish tallur,baltos figuren e tij.

Djal ish e kreu i forumi Demokratik. :D

Leket e demshperblimit iken per bamiresi. ;)
Kjo do te thote qe kushdo mund te mbrohet nga shpifja sepse institucionet jane.
Ky ligji dhe lloj-lloj instrumentash te cuditshem per ca duhen?
 
Back
Lartë