• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

TEST / A keni rënë në dashuri?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Kjo është një nga pyetjet që i bëjmë shpesh vetes: të kuptojmë nëse jemi të dashuruar apo është një ndjenjë kalimtare?



Ky test ju ndihmon të kuptoni më shumë, ndaj merrni një copë fletë ku të shënoni përgjigjet që janë pikë, të cilat mund t’i gjeni vetëm pasi të keni bërë testin.

1. Çfarë ndjeni kur ju prek apo kur rrini pranë tij?

a. Asgjë, ndihem vetëm e lumtur.

b. Dridhem e më shkojnë mornica në të gjithë trupin.

c. Nuk kam asnjë ndjesi.

2. Nëse do t’ju kërkonte të dilnit bashkë, reagimi juaj do të ishte:

a. Do të hidhesha përpjetë nga gëzimi.

b. Do të buzëqeshja lehtë.

c. Filloj imagjinoj se çfarë mund të ndodhë.

d. Ia them menjëherë miqve më të ngushtë.

3. Natën nuk fle dot…

a. Mendon gjithë kohën për atë njeri dhe se sa të bën të vuash.

b. Qan sepse beson se ju jeni vetëm miq e asgjë më tepër.

c. Mendon se sa tërheqës mund të jetë.

4. Ai është…

a. Gjithmonë në mendimet e tua.

b. Shumë i bukur.

c. Mendimi yt i parë.

5. Cili do të ishte reagimi juaj nëse do ta shihnit me një tjetër?

a. Jeni xheloze.

b. Nuk ndjeni asgjë, në fund të fundit mund të ketë edhe shoqe.

c. Ndiheni keq, sepse trembeni se mund të bien në dashuri me njëri-tjetrin.

6. I shkruan mesazhe? E merr në telefon?

a. Nëse ai nuk më shkruan, pse duhet ta bëj unë një gjë të tillë?

b. I shkruaj shpesh dhe ndonjëherë e telefonoj.

c. Rrallëherë.

d. I shkruaj miqve. Duhet të jetë ai që të më kërkojë, jo unë.

Llogaritja e pikëve

Pyetja 1 a. 2 b. 6 c. 1

Pyetja 2 a. 6 b. 3 c. 5 d. 1

Pyetja 3 a. 4 b. 6 c. 2

Pyetja 4 a. 3 b. 2 c. 6

Pyetja 5 a. 6 b. 2 c. 4

Pyetja 6 a. 6 b. 5 c. 2 d. 1

Më shumë se 30 pikë

Me siguri keni rënë në dashuri. Ndoshta jeni duke u munduar të fshehni atë që ndjeni, por duhet t’ia thoni. Kushedi, mund të ndodhë që edhe ai të ndjejë të njëjtën gjë. Dhe nëse nuk ju dashuron, dijeni se keni bërë mirë që ia thatë, sepse hoqët një barrë të rëndë nga shpatullat.

Më pak se 29 pikë dhe më shumë se 16

Është vetëm një tërheqje ose ndoshta edhe diçka më shumë. Krahasoni përgjigjet e tjera që të kuptoni se cilat shenja ju mungojnë për të kuptuar nëse keni rënë në dashuri.

15 pikë ose më pak

Është vetëm një tërheqje. Maksimumi mund të shndërrohet në një ‘dalldi’, por që do të venitet nga një çast në tjetrin.

Këshillë: nëse kuptoni që është një ndjenjë e fortë, prisni pak. Mundohuni të kuptoni sjelljen e tij dhe bëni Të mundur që kur t’ia thoni se çfarë ndjeni, të mund të mbeteni miq.
 
Më pak se 29 pikë dhe më shumë se 16
Është vetëm një tërheqje ose ndoshta edhe diçka më shumë. Krahasoni përgjigjet e tjera që të kuptoni se cilat shenja ju mungojnë për të kuptuar nëse keni rënë në dashuri.
(Fiksimi im i castit;);)).
 
Më pak se 29 pikë dhe më shumë se 16
Është vetëm një tërheqje ose ndoshta edhe diçka më shumë. Krahasoni përgjigjet e tjera që të kuptoni se cilat shenja ju mungojnë për të kuptuar nëse keni rënë në dashuri.
(Fiksimi im i castit;);)).
Mba zile nese mas tkij fiximit castit dal kund dhe une :p
 
Te gjitha a

I kam sa pike jane sdi me i llogarit :(
 
O shurrso se po na bo me dyshu
Pyetja 1
a 2 pik
b 6 pik
c 1 pik apo jo ?
 
Back
Lartë