• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë, shenjat si ta dalloni

Mignonne

S.E.N.T.??
STAFF
Adm Nt2
LV
0
 
Sheqeri është një nga produktet që shkakton më shumë dëm në organizëm
Njeriu mund të vuajë nga konsumi i tepërt i sheqerit por edhe ai i mangët. Ekspertët i kanë identifikuar të dy ekstremitetet si hiperglicemia dhe hipoglicemia.

Hiperglicemia përshkruhet si sindroma e nivelit të lartë e jo normal të sheqerit në gjak.
Ky problem ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të furnizuar qelizat me glukozë.

Me fjalë të tjera, në organizmin tuaj gjendet aq shumë sheqer sa trupi nuk di ç’të bëjë me të.

Hipoglicemia nga ana tjetër ka të bëjë me nivelet tepër të ulëta të sheqerit në gjak.

Kur këto nivele bien, mëlçia detyrohet të sekretojë glukozën e ruajtur për të rikthyer nivelet e sheqerit në normalitet.

Por nëse mëlçia nuk sekreton glukozë njeriu përjeton hipoglicemi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat e hipoglicemisë dhe hiperglicemisë.

Shenjat Paralajmëruese të Hiperglicemisë.

Hiperglicemia shfaqet me shenjat e mëposhtme:

  • Etje,
  • Urinim i shpeshtë,
  • Mjegullim të shikimit
  • Marramendje,
  • Të vjella,
  • Mungesë përqendrimi.

Simptomat e Hipoglicemisë

Hipoglicemia ka të bëjë me rastet kur niveli i sheqerit në gjak ështue i ulët.

Ekspertët thonë se një nga arsyet përse njeriu mund të ndihet gjithë kohën i uritur ka të bëjë me hipogliceminë.

Simptomat e këtij problemi janë:

  • Ethet,
  • Nervozizmi
  • Djersitja
  • Uria e pashuar.
Në shumë raste, njerëzit e kuptojnë që nivelet e sheqerit janë tepër të ulëta kur truri has vështirësi në të menduar, njeriu përballet me marramendje dhe vështirësi në shikim.

Një gjë e tillë prek edhe diabetikët që kanë marrë shumë insulinë pa konsumuar ushqim të mjaftueshëm.

Ekspertët shpjegojnë se heqja dorë nga vaktet apo aktiviteti i tepruar fizik pa rritur sasinë e karbohidrateve rrit rrezikun e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

Nga ana tjetër, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak dhe të shkaktojë hiperglicemi./AgroWeb
 
Back
Lartë