• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shtatë mënyra për t’u dukur e bukur pa grim

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1716226908641.png

Nëse deri tani kemi menduar që mundësitë për t’u dukur më e bukur qëndrojnë në kutinë e grimit, është koha të dalim jashtë saj sepse të gjitha ndjejmë kënaqësi kur, edhe pa grim, na pëlqen vetja.


Sigurisht jo të gjithë lindin të bukur, por kushdo mund të përmirësohet.

Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh më e bukur edhe pa grim.


1. Laje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje

Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

2. Përdor një pastrues delikat

Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.

3. Përdor hidratuesin e duhur

Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.

eyebrows.jpg


4. Përdor vazelinë në vend të maskarës

E dimë që tingëllon e çuditshme, por të përdorësh vazelinë në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke grim. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delikate.

4. Përdor vaj kokosi në vend të balsameve të blerë të buzëve

Vajin e kokosit mund ta përdorësh për të hequr grimin, por mund edhe si balsam buzësh. Vetëm pak vaj kokosi do i mbante ato të hidratuara dhe do zbuste pjesët e dëmtuara.

6. Mos i hollo shumë vetullat

Sigurisht, duhet t’i mbash vetullat nën kontroll, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës. Edhe nëse ke vetulla të plota, nuk duhet t’i heqësh shumë, thjesht rregulloji dhe mos i ndrysho plotësisht.

7. Ushqehu shëndetshëm

Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha, fut sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore. /Telegrafi/
 
Gjithmon kam menduar qe femra per te mbajtur veten ka nevoj te jet mir nga ekonomia dhe te jet e qet ne perditshmerine saj. se larja e fytyres me sapun, duke kaluar vitet nuk mjafton. Pastaj varet dhe nga dna-ja, ka femra qe ca sbejn per estetiken me risultate mediokre por ka femra qe vec me nje krem idratues, laps e rimel ngjajn shum te mbajtura dhe me fytyr te paster.
Un fal zotit i perkas grupit 2t skam nevoj per shum dhe kenaqem me thjeshtesin time se skam as nge aa lek te ndjek shum estetiken.
 
Une kam mall tshoh nje femer natyrale, aq shume grim perdorin sot, shtoja kesaj edhe operacionet qe i bejne bohhh, sdi robi a shef femer apo plastike kukell
 
Une kam mall tshoh nje femer natyrale, aq shume grim perdorin sot, shtoja kesaj edhe operacionet qe i bejne bohhh, sdi robi a shef femer apo plastike kukell
Dhe un jam dakord me ty si rrallhere, po na plas botoxi syve😂😂
 
Une kam mall tshoh nje femer natyrale, aq shume grim perdorin sot, shtoja kesaj edhe operacionet qe i bejne bohhh, sdi robi a shef femer apo plastike kukell
E vertet kte gje po e mendoj shum se fundmi. Jan edhe vajzat 20 vjecare t reja qe perdorin shum kto gjelperat estetike n fytyr, vetullat e bera , qerpik fallso, flok fallso, thonj fallso (edhe qe 14 ) jemi viktim e nje estetike te gabuar qe i ben viktimat t mendojn qe po nuk paten ato tiparet e caktuara dmth nuk ndihen te bukura
 
Back
Lartë