Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Sjanë kërkesa
Por pika![]()
ku je ti dashuria ime 50 vjecar? se sme duan me na chat prandaj kam humbPo tju ngjosh ju ke veshi dit e nate si bulkthi pinokut ashu do bojm. ? Pleqnia jem ke bo mungesa kam ngel pa pateric
Sa shume kerkesa.... Realite eshte tjeter
Lexova diçkaKur harrojne gjithcka e te falin nje perqafim gjithe dashuri (jo te shtirur)
Hahahaha sa realiste gjitha ktoLexova diçka
“E kupton që po del me një shqiptar? :
1- Kur mamaja e tij të shtron ose të dërgon racione me ushqim të bërë vetë.
2- Koha bëhet një konstrukt social dhe krejtësisht e hapur për interpretim. Nëse ke lënë një takim në orën 8:00, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo do të thotë 8:00 plus deri në 90 minuta dhe kjo nuk konsiderohet vonë.
3- Fillon të shash rrjedhshëm në gjuhën shqipe.
4- E kupton se familja vjen mbi gjithkënd e mbi gjithçka.
5- Do të zbulosh gjëra në vend që nuk i ke zbuluar vetë më parë.
6- Do të shkosh në vende që nuk i gjen kurrë me një guidë turistike.
7- E gjen veten me një këndvështrim pasionant mbi politikën, pavarësisht se di shumë pak për të dhe zotohesh që nuk do të formosh një opinion.
8- E kupton se ftesa për një kafe është e ngjashme me një deklaratë dashurie.
9- Fillon të këndosh teksa luhet muzikë shqiptare, pa ia pasur idenë se çfarë po thua.
10- Standardi yt si shofere e mirë njeh një rënie pikiatë.
11- Bëhesh shumë patriotike për vendin mikpritës.
12- E kupton se pavarësisht gjithçkaje, shpatullat i ke të ngrohta.
13- Nis të hash gjëra që nuk i ke ngrënë kurrë më parë. Shih rregullin 1.
14- Mbeten të zhgënjyer dhe të habitur nga fakti se ti ke një pastruese shtëpie dhe nuk i bëni punët vetë.
15- E kupton që shumica e meshkujve nuk dinë të gatuajnë.
16- Mund të mos biesh dakord për shumë çështje liberale, por është në rregull, ti thjesht mëson që të shmangësh këtë çështje.
17- Ti e kupton se dallimet kulturore mund të tejkalohen.
18- Ritmi i jetës ngadalësohet dhe e kupton se fjalia ‘avash avash’ mund të aplikohet thuajse në gjithçka që bën ti.
19- Ty të lind një interes i thellë për traditën, kulturën dhe historinë e tyre.
20- E kupton se rolet tradicionale gjinore zbatohen ende këtu.
21- Ti me të vërtetë e vlerëson se sa të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të mendueshëm janë ata.
22- E gjen veten duke u marrë me kushedi sa lloje çajrash dhe mjekimesh bimore.
23- Nis e mësohesh me temperamentin shqiptar. Nëse janë të zemëruar, të lumtur, të trishtuar apo të ngazëllyer, gjithmonë e gjithnjë e shprehur në një shkallë pasionante- në tri fjalë të shkurtra: Gjak i nxehtë ballkanik.
24- E gjen veten duke besuar/pranuar se pak xhelozi është diçka e mirë dhe përfaqëson drejtpërsëdrejti nivelin e dashurisë në një marrëdhënie.
25- E kupton se ata nuk janë të gjithë të fiksuar pas statusit ‘cool’/pasaportave apo vizave.
26- Ti e kupton se gjithçka është e mundur në Shqipëri.
27- Ti ke partnerin më të mirë ndonjëherë dhe nuk do ta kesh ndryshe.”
Burimi: Mapo.al
?? Unë me shumëca qesha; ama, 8,9,10 janë gallatë fare! ??