• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sarkazma

Mignonne

S.E.N.T.??
STAFF
Adm Nt2
LV
0
 
“Mund të ta shpjegoj por nuk mund ta kuptoj për ty” – kjo është një shprehje sarkastike e mirëfilltë.

Sarkazma përdor fjalë që nënkuptojnë të kundërtën e asaj që duam të themi, veçanërisht për të fyer dikë, për të treguar irritim ose për të bërë humor.

Synimi pas sarkazmës mund të jetë të jetë humoristik ose ngacmues, por shpesh ekziston një element i armiqësisë ose gjykimit të maskuar keq. Kur rritemi në familje në të cilat sarkazma përdoret shpesh, mund të kemi një pandjeshmëri ndaj ndjeshmërisë së të tjerëve për fjalët që themi.

Mund të shkatojë lëndim ose armiqësi tek personi që e merr atë e madje duke provokuar ndjenja ankthi ose mbrojtjeje.

Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm”, do të shprehej Fyodor Dostoyevsky.

Sarkazma është një përpjekje e fshehtë e hollë e të shprehurit për të maskuar zemërimin, siç ndodh rëndom në statuset e rrjeteve sociale nga disa individë.

Kur një sarkastik të thotë “ mos e merr personale” është në pozicion mbrojtës duke u përpjekur për të zhvlerësuar ndjenjat e tjetrit dhe njëkohësisht të shmangin ndjenjën e fajit ose përgjegjësisë për shkaktimin e dhimbjes.

Ndonëse, në disa raste, sarkazma mund të jetë apo mund të perceptohet ofenduese, ajo është një aftësi e individëve inteligjentë.

Hulumtimet e fundit në fushën psikologjike sugjerojnë se përdorimi i sarkazmës, nxit krijimtarinë. Sarkazma, e përdorur me kujdes dhe me moderim, mund të përdoret në mënyrë efektive dhe të shkaktojë disa shkëndija krijuese tek individët.



Çfarë është sarkazma sipas jush,shenjë inteligjence apo ofenduese??
 
Back
Lartë