• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Big Brother i NT2

Këtë të premte do të zhvillohet spektakli i parë 'Prime' i BigBrother Virtual2 i cili përcillet nga një audiencë e gjerë virtuale!

BBV-2 padyshim që është bërë një senzacion i madh, duke pushtuar zemrat dhe mendjet e të gjithë shikueseve virtual! Në mbarë vendin e më gjerë!

Për herë të parë në BBV2 udhëheqësja - prima donna e këtij edicioni @Mignonne ka hapur televotimin për banorët e BigBrother Virtual2 dhe e cila do të deklaroj të mbyllur televotimin!

Në televotimin e parë të ketij edicioni të gjithë banorët janë të nominuar!

Ne çdo moment presim që te mbyllet televotimi dhe të mësojmë se si ka vendosur publiku virtual, se cili banor sonte do të lëre përfundimisht shtëpin e famshme dhe përfundimisht do të hjekë dorë nga çmimi i madh 200 mijë të qeshurave dhe shakave!

Gjatë rrugëtimit të këtij edicioni Vëllai i Madh ka vendosur biletë kthimi në shtëpinë më të famshme për banorin i cili për arsye të ndryshme la konkurimin javës së kaluar! Mbështetja e fuqishme e publikut virtual na vë në detyrim që të respektojmë vullnetin e lirë qe ish banori shumë i nderuar @Qatipi të rikthehet në BBV2 i cili nga ana morale duhet të respektojë të gjithë ata që e mbështesin në mënyrë spektakolare!

Në spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme do të ketë hyrje të reja. Pritet që numri i banorëve te rinj të jetë 22 emra të njohur të profileve të ndryshme që do t’i bashkohen shtëpisë.

Banorët e rinj të cilët do të trazojnë banorët brenda BBV2 janë:

@The_Joker
@Gjyshi
@Guns_N_Roses
@Kresha
@B3ba
@Nerv
@Neteorm
@DR02
@itoni
@Pepsi
@LloYd_BanKs
@anz
@Anduen4456
@ameli
@Pinki
@Potus
@LoveAndDeace
@Marss
@Marizza
@Joni_1
@Misterioz
@z0mb1 djalë i qetë i cili me frymën e paqes besoj do përfaqësoj denjësisht Shkupin tonë të dashur e më gjerē

Sa i përket jetës brenda shtëpisë, banorët e BBV2 kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun, dhe kështu janë ndëshkuar nga Big Brother Virtual 2 me nominim!

Prima donna e mbrëmjes @Mignonne shpall të mbyllur televotimin e javës së parë Big Brother Virtual 2

Tanimë ka përfundu votimi virtual për banorin e nominuar që dëshironit ta largoni sonte nga BBV2 i cili sonte përfundimisht largohet dhe hjek dorë nga çmimi i madh.

Pas pak minutash do të zbulohet emri i konkurrentit të eliminuar, për të cilin aventura virtuale brenda BBV-2, merr fund!

Banori që përfundimisht do të lërë shtëpinë dhe përfundimisht hjek dorë nga çmimi i madh i BBV2 është vajza me sharm , humor dhe mendje të hapur @EkzoTiiKee të cilën e falnderojmë që na solli aq pozitivitet që vetëm ajo di ta reflektojë!

Përgjatë, mesazheve virtuale të shkruara janë përfshirë skena nga ditë të tjera dhe nga darka e mbrëmshme, debatet, kunjat, komentet dhe replikat e banorëve përfshirë të nominuarit @Inna^ dhe @MrCool në fillim ishin më të zëshëm për të krijuar debate brenda shtëpisë se BBV2! Në vazhdimësi banorja @Inna^ po hedh kunja drejt banoreve te tjerë se kauza e saj është që të luftojë padrejtesinë dhe dyftyresinë që ajo e nuhat në mesin e banorëve! Në anën tjetër banorja @Skyline. vrullshëm ankohet dhe shpreh mosbesim që do arrijë të qëndrojë gjatë me gjithë atë përfëshirje banorësh brenda, por qe mos të merzitet më tej afrohet @ABC një djal i pashëm dhe çapken i cili shihet qartazi që ka nje lloj pëlqim ndaj banores në fjale dhe fillon që ta ngacmojë!

Një tjetër banore krejt sharm dhe vetbesim @Medusa flet me mall për njeriun e zemrës @Toto i cili gjendet jashtë shtëpisë duke e përkrahur dhe duke i dhëne forcë të eci deri në finale dhe pse jo të rrëmbejë çmimin e madh!

Në corridor qëndrojnë shumica e banorëve dhe secili zhvillon biseda mes njëri tjetrit!

@Lektor dhe @EkzoTiiKee duke qëndruar afër njëri tjetrit dhe duke shfaq sinjalet e një pëlqimi, një dashurie të re që mund të lind në shpin e madhe BBV2!

Mes dy banoreve të shtëpisëpis BBV2 @Lotus dhe @shkupjane ka nisur një krisje miqësie dhe shkak i kësaj krisje është banori @Mogli i cili shumicen e kohesh po flirton me disa banore te shtëpisë!

Banorja @Lotus shihet me lot ne sy dhe duke u arsyetuar drejt @shkupjane se ishin disa shaka të çmendura të cilat skan te bëjn fare me ndjesi mes këtyre dy banorëve dhe shpreh që @Mogli është shok i të dashurit i cili gjindet jashtë @Guns_N_Roses duke mos e ditur që sonte do te jetë hyrje e re në shpin e BBV2!

Banori @NOUR me tipin e tij "grindavec" vjen vërdall dhe po gric banorët e tjerë me shakat e tij me shumë elan dhe vazhdimisht kërkon që mos të mungoj në shtëpi Rakija - pija e vetme që nuk e dehu asnjëherë, afer tij qëndron @CaTaLeYa vajzë tërheqese dhe shumë e dashur!

Brenda pishinës qëndrojnë @Moonrunes , @Ohana , @Rrelse , @Claa dhe @Kiddo duke bëre not si njala!

Aty afër pishinës afrohet @aB|| duke u munduar që ti lë sa më shumë mbresa vajzës me bukuri te rrallë @Claa

Banorët tjerë @Niko , @Klodii , @frani1 @Irini dhe @Anisa diskutojnë tema nga më të ndryshmet!

Sfida e javës për gjithe Ju banorë do te jete sfida e puthjes “Kiss me” – sfidë nga Vëllai i Madh! Banorët që do krijojnë çift dhe shkëmbejnë puthjen -para audiencës së gjere virtuale do të jenë me imunitet për një javë në vazhdim!

Yje shihemi edicionin e radhës! Mos harroni duajeni njëri tjetrin dhe respektoni të drejtën e gjithësecilit! Shtoni debatet por dhe vetkontrollin! Të ndihemi te dashur e jo te fyer! Ju dua sa më ska Shqiptarët e mijë!

Banor tē dashur nesër ështē 17 shkurt, Dita/data e pavarsisë së Kosovës! Festoni dhe gëzoni bashkë me ne! Kujtoni dhe respektoni deri në përulsi heronjt dhe heroinat që na falën Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës sonë të dashur!
Mirupafshim yjee deri javës tjetër! 🇦🇱

Ju do dhe kur se meritoni,
E çmendura,
Zhaki


16.02.2024
@Claa oj e heshmja e dynjas ec nam ni kiss 😘😘😘 ti shpetojm nominimeve 😂
 
@Urata a do ket klip per banoret e ri se duket misterioz ky @Joni_1 🤔
Një e sigurt do ket stuhiiiiiiii tronditse 🤪
@Joni_1 ishte nje nga banoret me ide te qarta! Qellimi i tij ishte te tregoje para publikut virtual kush eshte @Joni_1 dhe pse jo mos te dali çift me nje vajze te zgjuar dhe me bukuri femre sic eshte @Inna^ , keshtu u shpreh por se paske ndjekur!😂🤗
 
S’trembemi nga bora s’trembemi nga shiu jemi rrace e forte rrace…….
Ishte "në kuadër t'lojës" shprehja dmth për banorët çne produksioni frrik nga strategjit tona 😜 fundja spektakli i ka kto trazira stuhi.Pastaj gjithçka ësht brenda rregullores së kontratës ska shkelje !
Hidhni nji sy ka banorët tjer që nuk dëgjohen fare kan fik mikrofonat dhe s'ka as një penalizim për to 🧐.
Ku ësht transparenca për publikun ?
 
Ishte "në kuadër t'lojës" shprehja dmth për banorët çne produksioni frrik nga strategjit tona 😜 fundja spektakli i ka kto trazira stuhi.Pastaj gjithçka ësht brenda rregullores së kontratës ska shkelje !
Hidhni nji sy ka banorët tjer që nuk dëgjohen fare kan fik mikrofonat dhe s'ka as një penalizim për to 🧐.
Ku ësht transparenca për publikun ?
Kush jan ata/ato qe fikin mikrofonat skualifikohen automatikisht nga gara,ne duam te degjojm gjithcka edhe kete……….
 
Back
Lartë