• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë.
Kjo mund të përfshijë:
– Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët.
– Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre.
– Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur.
Kjo nuk do të përfshinte:
– Tundimin për t’u pasuruar.
– Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale.
– Fokusimin e madh në qëllimet egoiste.
Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë.
Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë natyrshëm.
 
“Nëse i jap erës fshehtësit tua atëherë mos e mallko erën e cila i shpërndau në çdo cep të botës ngase era atë punë ka”
-dikush është si era, po i tregove gjë, i tregove botës.
 
“Kam mësuar shumë herët se e drejta nuk i jepet atij që heshte andaj njeriu duhet të krijojë nganjëherë zhurmë për të marrë at që dëshiron “.
 
Mos e dhuro mirësinë tënde aq lehtë sa të mund ta nëpërkëmbë ai që të ka bërë keq dhe nuk e meriton atë.
Por disa zemra kështu i ka gatuar Zoti, nuk ndryshojnë dot kurre, të mundohen sa të duan.
 
Mos e dhuro mirësinë tënde aq lehtë sa të mund ta nëpërkëmbë ai që të ka bërë keq dhe nuk e meriton atë.
Por disa zemra kështu i ka gatuar Zoti, nuk ndryshojnë dot kurre, të mundohen sa të duan.
"Mundohen"
Pikerisht ky eshte problemi,zemra e di ku duhet te ndalet dhe ku te vrapoj,ajo nuk ka mundim por ka ndjenje dhe me mire se ajo askush nuk te tregon dot se cfare rruge duhet te ndjekesh.
 
"Dashuria s'vjen nga bukuria dhe as nga hijeshia, por është diçka, me të cilën merret shpirti!"?

IBN XHEUZIE
 
Back
Lartë