• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot......

...

Kontributor
LV
0
 
Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot......​

Nga Albert Vataj

Është e dhimbshme të shohësh një qiell të qëndisur me vezullimin më të ëndshëm të të gjithë ngulmeve dëshirore, kur në një çast të vetëm thyhet, e copëzat e yjeve dhe dritave, inkandeshencës dhe përjetimit, rrëzohen duke të të zënë përfundi. Dhe ti rënkon nën peshën e këtij trishtimi, dihan me jehonën e thellë të territ që të kaplon.

Është nënshtruese çjerrja e asaj klithme, asaj britme që nuk e mbush një kraharor dhe nuk e nxë një qiell.

Ajo dhimbje që shpërthen në një zemër që çahet, është ajo pamëshirë që e bluan pjesën e mbetur të kurmit, duke e shndrruar atë në dritëzim të mekur xixëllonjash që lypin terr të bëjnë dritë.

Krisja e një zemre që brenda një çasti vetanak shumëzohet në mijëra copëza shkëndijash, është pragu i një fundi, është humnera që ndan botët e një shpirti dhe rreket të bashkojë copëzat e thyera të krahëve të erës, erës që i’a shquan shtegun ikejs.

Rrapëllon gjithçka rretheqark si një shtjellë e ndërkryer trazimi.

Brenda kësaj zemre të harruar mes pranverash të harbuara prej ngjyrave dhe aromave, thyhet llampa e dëshirave dhe dielli i dritimit të ëndrrave.

Dashuria që vdes mbetet e kredhur përtokë, e bukur dhe fisnike si një kerubin i përkorë që këputet prej degës së një rreze drite. Ashtu e plandosur mbi rrënoja, i përngjet një gjurme tek e cila gjithnjë gjen hapin tënd që të vjen nga pas, hapin që të tërheq rrëshqanë në një udhë të cilën e ke endur nëpër ëndrra.

Kujtesa, kujtesa i bën kurorë përshkënditëse lulesh dhe e mbron atë nga larvat dhe kalbëzimi, duke përdorur aromat e mbledhura prej krejt pranverave që vetëtinë nën qiellin e kllapitur të pasioneve që i gremisi koha.

Ajo jeton në ndërmendjet e netëve të gjata të kapluara nga makthi i pagjumësisë dhe rivjen me kafshimet e befta të buzës, me pëshpërima të lehta në vesh, rivjen për ta mbajtur të thellë krisjen e zemrës, për ta mëkuar me lot e trishtim, dhimbjen e ikjes.

Ti jeton me ëndrrën dhe dëshirën më të epërme të atij përjetimi, të cilin edhe përfytyrimi më idilik nguron të ta rrëfejë.

Dashuritë që shuhen dhe ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim dhe lëndim.
Ata ikin prej secilit ndër ju, edhe nga ti, sa për t’ju ndërmendur se sa i errët dhe i thellë është boshi përpirës i çasteve të përbetimit, çasteve kur fjalët ti dikton zemra dhe t’i shqipton ngashërimi.

Ikin dashuritë, jo për të mohuar se kishin jetuar në çdo rreze me diellin tuaj të pasionit, ikin për t’i lejuar zemrës të thyhet, për t’i mësuar dhimbjes të ndjej kafshimin e pamëshirshëm të trishtimit, ikin për të ju lënë vetëm.

Ikjet pa lamtumirë i ngjajnë meteoreve që shndrijnë në një shpërthim dhe shuhen në vegimin e atij përjetimi që mbetet i stampuar në një çast drite.

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, marrin gjithçka me ikjen, marrin kujtimet dhe çdo çast pritjeje.

Ikin për të lënë pas zemërthyerje. Ikin për të lënë pa marrë me vete, lotët që njom kafshimet e dhimbta të buzëve, buzëve që të trazojnë gjithnjë hirin që mban të strukur duke e mbrojtur nga cergat atë shkëndi që pret të shuhet më yllin e fundit të qiellit tënd.

Ikin ata ardhje që jetuan gjithnjë me ikjen!

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot, lotët që do ujisin trishtimin dhe shpresën, lotët ku do të përthyhet dielli i një dite dritimesh përtëritëse.

Gjithçka që ikën, thjeshtë nuk ishte jotja. Ardhja dhe qëndrimi, ishte një iluzion, një ëndërr, një e mundshme sprovash dhe shkundullimash për çdo zemër që pranon të thyhet që në goditjen e parë.

Zgjohu ti Evë e mëkatit të zanafillës, ti Adam i mosbindjes, zgjohu dhe beso se çfarë është për ty, as nuk vjen as nuk ikën, ajo është brenda teje.
Amen!
 
Asnjeher nuk do iki dhe as do ikesh do jesh gjithmon te perkedhelia e eres kur leht do lozi me floket e mija,do jesh te buzeqeshja qe ti aq me ngulm e doje te ishte portreti im,do jesh te liria ime sa here te dal nga dera,do jesh pran meje sa here te mos kem zgjidhje,do jesh kudo ne cdo hap.

P.s dashurit e verteta,mund ti ndaj rrugetimi jo i njejt por kurre nuk dalin nga zemra,qendrojn aty per te te dhen jet edhe forc te ndjesh lumturin e perjetimit te casteve te cilat nuk i blen asnje vler monetare.
 
Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot......​

Nga Albert Vataj

Është e dhimbshme të shohësh një qiell të qëndisur me vezullimin më të ëndshëm të të gjithë ngulmeve dëshirore, kur në një çast të vetëm thyhet, e copëzat e yjeve dhe dritave, inkandeshencës dhe përjetimit, rrëzohen duke të të zënë përfundi. Dhe ti rënkon nën peshën e këtij trishtimi, dihan me jehonën e thellë të territ që të kaplon.

Është nënshtruese çjerrja e asaj klithme, asaj britme që nuk e mbush një kraharor dhe nuk e nxë një qiell.

Ajo dhimbje që shpërthen në një zemër që çahet, është ajo pamëshirë që e bluan pjesën e mbetur të kurmit, duke e shndrruar atë në dritëzim të mekur xixëllonjash që lypin terr të bëjnë dritë.

Krisja e një zemre që brenda një çasti vetanak shumëzohet në mijëra copëza shkëndijash, është pragu i një fundi, është humnera që ndan botët e një shpirti dhe rreket të bashkojë copëzat e thyera të krahëve të erës, erës që i’a shquan shtegun ikejs.

Rrapëllon gjithçka rretheqark si një shtjellë e ndërkryer trazimi.

Brenda kësaj zemre të harruar mes pranverash të harbuara prej ngjyrave dhe aromave, thyhet llampa e dëshirave dhe dielli i dritimit të ëndrrave.

Dashuria që vdes mbetet e kredhur përtokë, e bukur dhe fisnike si një kerubin i përkorë që këputet prej degës së një rreze drite. Ashtu e plandosur mbi rrënoja, i përngjet një gjurme tek e cila gjithnjë gjen hapin tënd që të vjen nga pas, hapin që të tërheq rrëshqanë në një udhë të cilën e ke endur nëpër ëndrra.

Kujtesa, kujtesa i bën kurorë përshkënditëse lulesh dhe e mbron atë nga larvat dhe kalbëzimi, duke përdorur aromat e mbledhura prej krejt pranverave që vetëtinë nën qiellin e kllapitur të pasioneve që i gremisi koha.

Ajo jeton në ndërmendjet e netëve të gjata të kapluara nga makthi i pagjumësisë dhe rivjen me kafshimet e befta të buzës, me pëshpërima të lehta në vesh, rivjen për ta mbajtur të thellë krisjen e zemrës, për ta mëkuar me lot e trishtim, dhimbjen e ikjes.

Ti jeton me ëndrrën dhe dëshirën më të epërme të atij përjetimi, të cilin edhe përfytyrimi më idilik nguron të ta rrëfejë.

Dashuritë që shuhen dhe ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim dhe lëndim.
Ata ikin prej secilit ndër ju, edhe nga ti, sa për t’ju ndërmendur se sa i errët dhe i thellë është boshi përpirës i çasteve të përbetimit, çasteve kur fjalët ti dikton zemra dhe t’i shqipton ngashërimi.

Ikin dashuritë, jo për të mohuar se kishin jetuar në çdo rreze me diellin tuaj të pasionit, ikin për t’i lejuar zemrës të thyhet, për t’i mësuar dhimbjes të ndjej kafshimin e pamëshirshëm të trishtimit, ikin për të ju lënë vetëm.

Ikjet pa lamtumirë i ngjajnë meteoreve që shndrijnë në një shpërthim dhe shuhen në vegimin e atij përjetimi që mbetet i stampuar në një çast drite.

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, marrin gjithçka me ikjen, marrin kujtimet dhe çdo çast pritjeje.

Ikin për të lënë pas zemërthyerje. Ikin për të lënë pa marrë me vete, lotët që njom kafshimet e dhimbta të buzëve, buzëve që të trazojnë gjithnjë hirin që mban të strukur duke e mbrojtur nga cergat atë shkëndi që pret të shuhet më yllin e fundit të qiellit tënd.

Ikin ata ardhje që jetuan gjithnjë me ikjen!

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot, lotët që do ujisin trishtimin dhe shpresën, lotët ku do të përthyhet dielli i një dite dritimesh përtëritëse.

Gjithçka që ikën, thjeshtë nuk ishte jotja. Ardhja dhe qëndrimi, ishte një iluzion, një ëndërr, një e mundshme sprovash dhe shkundullimash për çdo zemër që pranon të thyhet që në goditjen e parë.

Zgjohu ti Evë e mëkatit të zanafillës, ti Adam i mosbindjes, zgjohu dhe beso se çfarë është për ty, as nuk vjen as nuk ikën, ajo është brenda teje.
Amen!
Nëse nuk e kthen kokën pas nuk ke dashuruar asnjëherë.
Sido që të jetë,lë gjurmë tek ti.Mjafton një gjest,një fotografi e pa hedhur diku,një fragment i një këngë.E kështu...
 
Ndonjehere dashurite e medha ikin befasisht ashtu sic krijohen lindin pa e kuptuar se brenda teje lind dhe rritet ajo idealja e lumturise... Pa kthyer koken me vrap ikin edhe dashurite e medha qe dikur jepnin betimin e dashurise dhe ne te pertejmen jete.
Dashurite me ego te tepruar ikin pa lamtumire por me shpirt te vrare te vdekur per se gjalli duke bart ne vete pendese, buzeqeshje nder buze, kujtime te bukura dhe ne fund nje trishtim i pakalushem qe e permbyll pa kompromis me ndarje por me lot.
Me lot mbyllet cdo kapitull ne jete !
 
Shume here ndodhe qe njerzit ngaterrojn dashurin me ndjenjen e deshires,duke deshiruar ate qe ne optiken e tyre eshte ideale betohen ne ndjesin e perjetshme te tyre pastaj gjate kohes se venitjes avullojn edhe ata bashke me betimin e tyre.
Dashuria eshte sakrific nuk ka lidhje me fluturat e barkut,eshte ndertim i nga nje tulle cdo dite per krijimin e folezes jo hapja e deres me nje çeles ne dore.
 
Na e plaset zemren sot bre?

Shpesh une luftoj me veten mos shpreh ate cka ndjej, por eshte e vertete se disa gjera nuk gjen dot fjale ti pershkruash ashtu si e ndjen, sepse thua pafund dhe ajo qe ndjen eshte aq me shume.
Ndonjehere ste le as inati te shprehesh, apo te thuash gjera qe i ndjen kur shpirti dhemb,vuan, vetem pse nuk do te mesoje dikush si ndihesh.
Por vetem nje shpirt e di si ndihet kur dhemb.
Nuk ka fjale ta pershkruaj ate dhimbje, nuk ka!
 
Back
Lartë