• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

E bujshme në Katar: Arabia Saudite përmbys Argjentinën e Messit

...

Kontributor
LV
0
 

E bujshme në Katar: Arabia Saudite përmbys Argjentinën e Messit​

Nga
American Eye
-




Surprizën e madhe në këtë fillim Botërori e bën Arabia Saudite. Përfaqësuesja nga Lindjen Mesme mposhti me përmbysje 1-2 Argjentinë në “Lusail Iconic Stadium”, duke i dhënë një goditje të madhe Lionel Messit me shokë, të cilëve nuk do t’u falet asnjë gabim në dy ndeshjet e mbetura kundër Poloninë dhe Meksikën.

Argjentina humbi një përballje që duhej ta fitonte, pse jo me diferencë golash, teksa vetëm gjatë pjesës së parë iu anuluan tre gola për pozicion jashtë loje.

E zhbllokoi takimin Lionel Messi me një 11-metërsh të akorduar nga sistemi VAR, por dominimi i Argjentinës nuk u reflektua me gola të tjerë edhe për çështje fati.

Por fatin, nëse nuk e shfrytëzon, mund të të kthehet kundër. Sapo nisi pjesa e dytë, Arabia Saudite shënoi golin e barazimit me Al Sherhin. Por, perla erdhi 5 minuta më vonë, me Al Dawsarin që me të djathtën shënoi një gol fantastik, të ngjashëm me ato që jemi mësuar t’i bëjë Messi.

Edhe pse pati kohën e mjaftueshme për të kthyer rezultatit, Argjentina dështoi të shënonte qoftë golin e barazimit, duke marrë një goditje të rëndë që në start.
 
Çfarë fotografie
?


Lojtarët e Arabisë Saudite në Sexhde pas fitores historike në Kupën e Botës përballë Argjentinës.

Arabia Saudite e mposht Argjentinen dhe dhe ia prish serinë e 36 ndeshjeve pa humbje




315872678_6543184995708200_2041008484371453887_n.jpg
 
Argjentina ka lojtar shum egoista,duan te futen me gjith top ne rrjet,skan per te bo ndonjehere hajer me Messin dhe Di Marian
 
Kto arabet si shume leke kane ...thua e kane blere lojen ...se si shume e habitshme nje skuader kote te fitoje
 
Back
Lartë