• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mesazhe dashurie....

A ta preka shpirtin?
Atë shpirt të errët nga ku nuk buron asnjë e mirë ?
Atë shpirt ku po të hysh brenda ngrin !
Dhe bëhesh e ftohtë gjer në deje ?

A ta preka shpirtin?
Kur sakrifikova veten, për të të mbajtur ty peshë...
kur për të dhënë pakëz dritë u fika vetë der në harresë...?
Kur të dhashë dashuri që nuk kishe parë e as dëgjuar kurrë ?
Kur vuaje ti, e vuaja unë më shumë..
E jetova dhimbjen tënde si të ishte e imja ?

Më thuaj, a u ngrohe pak a mbete ngurtësuar ?
Kur të përqafova, kur të kapa duart ?
Kur ti me largoje e silleshe keq...
E unë rrija prisja të të doja veç?

Veç të të doja, edhe pse të të duash ty lëndon më shumë se çdo gjë !

A ta preka shpirtin
Kur të pashë në sy
Dhe me një shikim të zgjodha ty?
Edhe kur sytë i kishe drejtuar sërish në errësirë
Dhe nuk të bënte përshtypje dëshira ime e mirë ?

Po kur të thoja që të kisha shumë xhan
Edhe ateherë më flake matanë?!

A ta preka shpirtin me vargjet që të thura ?
Do jetosh përjetë të thashë...
E në shkrime të vura
Që të lexojnë për ty gjithë njerëzia !

A ta preka shpirtin, apo shpirt s'ke hiç?
Ahh sa bukurr zemra ime
 
Edhe perandoret me te medhenj e kishin kuptuar,se pushtimi i zemrave eshte me i veshtire se ai i keshtjellave..!

P.s Ti je beteja ime me e bukur dhe me e veshtire :p
 
Për atë Zot, kur të të pyesi dikush se cili është personi numër një në jetën tënde, ben mire të mendosh vec për veten ...
 
Rrezuar ke lene kundershtine e pergjunjur ... krenarisht ngre trofene e dashurise se pamundur...
 
“Mendoj për ty sa herë kur jam i pashpresë.”

_Turgut Uyar

_?
 
Do të shkrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj,
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
As më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj,
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!

_Naim Frasheri

_
 
Inertsia per tu dukur,fjalte e shumta dhe mizerhanja per mos te njohur veten aq sa duhet,e shuajne nje dashuri dhe nje karakter njerzor.
 
Ne cfare jeta me zotoi,e ne cfare jetes ju zotova,i vetmi zotim qe do mbaje me deshiren e perjetesise,eshte dashuria pa kushte ndaj teje.
 
Back
Lartë