• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Botohen fjalorët për fëmijë, Rrokaj: Ne kemi të pasur mendjen jo xhepin, ministria ta shpërndajë

...

Kontributor
LV
0
 

Botohen fjalorët për fëmijë, Rrokaj: Ne kemi të pasur mendjen jo xhepin, ministria ta shpërndajë​


8787874587



Profesorët Shezai Rrokaj dhe Anila Kananaj kanë promovuar dy fjalorë të gjuhës shqipe, njëri për moshat 5 deri 11 vjeç dhe tjetri për moshat mbi 12 vjeç. Botimet janë fryt i punës 7-vjeçare të dy gjuhëtarëve, me synim shmangien e fjalëve të huaja kur është e mundur dhe mësimin e standardit të shqipes.

“Është gjë e re që nuk ka qenë dhe për të cilën shkolla ka shumë nevojë. Fashat moshore që nga mosha 5 vjec deri në 16-17 vjeç por edhe më tej se kaq, e kishin shumë të vështirë qoftë konceptualisht, qoftë edhe për ta shfrytëzuar, fjalorët e mëdhenj që ekzistojnë”, tha Rrokaj.
Megjithëse janë botime kushtuar të vegjëlve kopjet e para nuk janë në shitje dhe as në shkolla. Që librat të shkojnë te fëmijët dhe mësuesit, do të duhet një projekt i Ministrisë së Arsimit, buxhet. E njëjta gjë për një format elektronik.

“Ky është mjet pune në klasë. Pra mësuesi e merr dhe e ka mjet pune. Ky libër është vetëm për promovim. Mendoj se Ministria, siç mbështeti financiarisht botimin e tij, do të mbështesë edhe për ta bërë të aksesueshëm”, u shpreh tha Rrokaj.

I pyetur për një format elektronik, Rrokaj tha: I kemi të gjitha të menduara dhe gati, që do të thotë se në momentin që do të krijohen financat e nevosjhem. Ju e dini mundësitë e financat që kanë profesorët, ne kemi mendjen të pasur, jo xhepin.

Njëri prej dy botimeve është me ilustrime me 6500 zëra, ndërsa tjetri ka rreth 10 mijë fjalë. Veç fëmijëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, fjalorët mund të ndohmojnë edhe të huajt që duan të mësojnë gjuhën shqipe.





"Balkanweb"
 
Bravo me ne fund dicka produktive! Tani dhe nji fjalor per Dummies dhe shpetojme nga injoranca!

btw cfare dmth “fashat moshore”?
 
Back
Lartë