• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjermania rekomandon largimin e Kasperskyt – ky është antivirusi që duhet ta përdorni

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1647543754749.png

Qeveria e Gjermanisë ka publikuar një komunikatë ku tërheq vërejtjen nga sulmet në sistemet e Teknologjisë Informative duke rekomanduar të gjithë qytetarët që të heqin dorë nga Kaspersky, kompania ruse e antivirusëve për sistemet softuerike.

Si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, vënia e sanksioneve ka ndikuar edhe në aspektin e sigurisë në Teknologjinë Informative jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Zyra Federale e Sigurisë Informative (BSI) ka tërhequr vërejtjen për të gjithë përdoruesit e aplikacionit të antivirusit nga prodhuesi rus Kaspersky dhe ka rekomanduar që të zëvendësohen aplikacionet e tilla për mbrojtjen e softuerëve me produkte të tjera alternative të kompanive me origjinë të sigurt.

Sipas BSI-së, antivirusët kanë autorizime më të mëdha për qasje në sisteme. Andaj besimi është krucial për sistemet kompjuterike në këtë kohë.

“Veprimet e ushtrisë ose forcave të inteligjencës në Rusi dhe kërcënimet nga Rusia drejtuar BE-së, NATO-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë në vazhdën e konfliktit ndërlidhen me rrezikun e konsiderueshëm nga një sulm i suksesshëm i tyre në Teknologjinë Informative. Një prodhues rus i Teknologjisë Informative mund të zbatojë vetvetiu operacione sulmuese, apo të detyrohet që të sulmojë sisteme të ndryshme që janë caqe të tyre, apo të spiunohen pa njohurinë e përdoruesit si viktimë e operacionit kompjuterik, apo të keqpërdoret si mjet për sulme ndaj vet konsumatorëve të vet”.


Foto-brend-artikulli.jpg


“Të gjithë përdoruesit janë në rrezik dhe mund të preken nga operacionet e tilla. Kompanitë dhe autoritetet me interes mbi sigurinë e veçantë dhe operatorët e infrastrukturës kritike janë në rrezik. Ju keni mundësinë që të pranoni këtë këshillë nga BSI ose autoritetet tjera përgjegjëse për mbrojtjen e kushtetutës”, shkruan mes tjerash në komunikatën e BSI-së të lansuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Gjermanisë.

Mes tjerash në këtë komunikatë thuhet se kompanitë dhe organizatat duhet me kujdes të planifikojnë dhe të zëvendësojnë komponentët esencial të infrastrukturës së tyre të sigurisë së Teknologjisë Informative dhe që të përdorin antiviruse të tjera me origjinë të sigurt dhe të certifikuara ndërkombëtarisht.



Cilin antivirus ta përdorim tash?


Natyrisht se reagimi i Gjermanisë duhet të merret me seriozitet jo vetëm brenda BE-së, por edhe në Kosovë ku mund të cenohen sistemet e Teknologjisë Informative të cilat përdorin aplikacione të prodhuesve rus siç është Kaspersky.

Siç edhe ka konfirmuar Gjermania, rekomandohet që ato aplikacione që cenojnë sigurinë të zëvendësohen nga antivirusë që janë të sigurt dhe kanë origjinë nga BE-ja siç është BitDefender.

Për të pasur mbrojtje të afërt nga kompania nr. 1 në botë, Bitdefender, atëherë patjetër se duhet të zotëroni produktet softuerike nga BitDefender që vjen në vendin tonë nëpërmjet distributorit të autorizuar, kompanisë 4Ptree.

foto-brenda-artikullit-2.png


//Telegrafi
 
Sa reklame e bukur ne fund per kompanine 4Ptree. E cka duhet distributori kur licensen mund ta blesh online direkt tek BitDefender?
 
Sa reklame e bukur ne fund per kompanine 4Ptree. E cka duhet distributori kur licensen mund ta blesh online direkt tek BitDefender?

Ose giveaway si zakonisht lool
 
Vetem tek ne i lexon keto budallalliqe. Distributor thone. ?

Se postova full artikullin, se ne fund e kishin shkruar edhe nr e telefonit kontaktues ku ti kontaktojme per license n'Kosove :lolx:
 
Back
Lartë