• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Saimir Tahiri shkon në burg, dënohet me 3 vite e 4 muaj heqje lirie

Moza

Kontributor
LV
0
 
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.






Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj.Ish-ministri në bazë të procedurës, vuajtjen e dënimit duhet ta nisë menjëherë në një burg të sigurisë së zakonshme, i cili do të jetë burgu “313” në Tiranë.


Ish-ministrit Tahirit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.


Tahiri nuk ka pranuar të komentoi vendimin për mediat, ndërsa ka nxituar që para se të shoqërohet në burgun 313 të bëjë një telefonatë.


1643997268462.png
Në njoftimin zyrtar të GJKKO për njohjen e vendimit thuhet se : Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohej për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.


Gazetarja Anila Hoxha e cila ka ndjekur gjatë gjithë kohës procesin, raportoi se Tahiri ishte i pranishëm në sallë. Gjyqtari tha se Tahiri ka përfituar favore nga grupi i Habilaj, dhurata, udhëtime me jahte, siç ka këmbëngulur SPAK, e cila kishte kërkuar 12 vite burg për trafik droge dhe grup kriminal, por sipas gjykatës vetëm akuza e shpërdorimit të kanabisit qëndron.


Po ashtu gjykata ka provuar komunikimin e Jaeld Çelës, i cili po ashtu u dënua me 3.4 vite burg, me komunikimin e Florian Habilaj, pjesë e grupit kriminal Habilaj.


Saimir Tahiri ndërkohë nuk dha asnjë koment . Ai qëndroi në gjykatë në prani të avokatit të tij, kurse në hollin e gjykatës e pret policia për t’i komunikuar arrestimin e për t’i vënë prangat.
1643997319151.png
Kujtojmë se e sotmja shënon fundin, e një çështje që u zvarrit prej pesë vjetësh në radhët e shumë gjykatave. Ndërsa, ndalesa në GJKKO, i dha fund fatit të Tahirit.


SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që Tahiri të shpallej i pafajshëm.
Çështja “Tahiri” u regjistrua në këtë GJKKO më 26 nëntor 2021.


Më parë ishte në ngarkim të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit zbardhi vendimin për çështjen e ish-ministrit, ku u argumentua se ka pasur shkelje proceduriale gjatë gjykimit të tij dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela.
1643997355977.png
Gjykata vendosi prishjen e vendimit të datës 26 qershor 2020 të Apelit të GJKKO-së dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues. Apeli i Posaçëm, në vendimin e saj, asokohe tha se janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mosrespektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.


Gjithashtu u vendos rrëzimi i kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.Saimir Tahiri dhe ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u shpallën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.


Ish-ministri u dënua me tri vite shërbim prove, ndërsa Jaeld Cela me tre vite e katër muaj burg.Në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e akuzoi Çelën se, në bashkëpunim me Tahirin, ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.
1643997393883.png
Çela u vetëdorëzua në polici në maj të vitit 2020 – pas dy viteve në arrati. Ndërsa akuzohej për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.


Gjykata e Krimeve të Rënda rëndoi ndaj Çelës vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë me 3.4 vite burgim.


Nga ana tjetër, ish-ministri u dënua vetëm me tre vite shërbim prove nën akuzën e rikualifikuar të “shpërdorimit të detyrës”.Ndonëse i shpëtoi qelisë, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ta dërgonte për tri akuza të tjera të rënda, për Tahirin u vendos gjithashtu që, për të paktën disa vite, të qëndronte jashtë jetës politike. Ky vendim i Prokurorisë u apelua nga Tahiri, i cili e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë.

1643997446756.png


Top Channel
 
Prandaj jemi ku jemi,
Ca tmerri behet, imagjinone kto gjona vetem ke neve ndodhin, ku gjykatesi eshte me i ilet se sa pastrusi i gjykates sepse Pastrusi punon per dillerin: Gjykatesi e ka femin e ti ne shenjester pff
Un me ps jam amo jam shum neutral kur flas!
I flas gjonat sic jan realiteti po dhe kshu sbohet!
Se ka bo miliona euro dhe del me 3 vjet wtf ai i shkreti per 10 milek ose 5 bon 2 vjet burg
 
Aty kemi ardhur si ju ne SHQIPERI po ashtu dhe ne ne KOSOVE tani e 20 vie por ska kush.

Pasi ke neve Albini filloi ti kap Zagaret filluan ta shajne :p Kshtu jemi ne, Shajm te mirin e ngrisim te Keqin
Albini edhe ska faj se 14 vjet pavaresi ka ka koh, po ne qe jemi mbi 30 vite demokraci dhe spo zgjidhim gjo
 
Preferoj mos te jap mendimin tim ne kete ceshtje !
Nuk mund ta permbaj dot veten dhe mund te them dicka qe nuk duhet !
 
Une di te them se ne kohen e ketij ka qene policia me e mire qe ka egzistu ne Shqiperi.
Per me shume, sdi gje ?
 
Une di te them se ne kohen e ketij ka qene policia me e mire qe ka egzistu ne Shqiperi.
Per me shume, sdi gje ?
Ky i dha icik autoritet policise, se kan pas qen policet se di per venet e tjera po ndurres polici su llogariste fare
 
Shum pak shtet i korruptum deri ne fund!
3 vite i bon 1 me 1 qese hashash!

Kto duhen var t gjith dhe tket politikan te rinj dhe te jashtem!
Kshu pak duken, por sjan pak 3 vjet Chillo. Por ketyre nuk ju bo pune burgu, kto dun tja u hedhesh trut ne ere, se kane shfrytezu postet dhe kane mashtru popullin per tu marre me krim. Ndersa te tjeret qe bien mren per droge e bejne me guxim dhe nga halli, per nje mundesi me teire. Sa per miljonat e eurove tani i konfiskohen t gjitha pa merak.
 
Kshu pak duken, por sjan pak 3 vjet Chillo. Por ketyre nuk ju bo pune burgu, kto dun tja u hedhesh trut ne ere, se kane shfrytezu postet dhe kane mashtru popullin per tu marre me krim. Ndersa te tjeret qe bien mren per droge e bejne me guxim dhe nga halli, per nje mundesi me teire. Sa per miljonat e eurove tani i konfiskohen t gjitha pa merak.
Asnje lek nuk i konfiskojn jo se me njeri tjetrin i kan ndar ato.
Me aq lek sa kan mar i bej e une 3-4 vjet burg dhe ate lloj burgu qe bejn ato ! Ne dhoma vipi.
 
Asnje lek nuk i konfiskojn jo se me njeri tjetrin i kan ndar ato.
Me aq lek sa kan mar i bej e une 3-4 vjet burg dhe ate lloj burgu qe bejn ato ! Ne dhoma vipi.
Jo vetem ktij por gjith familjareve. Une kete e di te sigurte, kete rastin e ketij, por edhe raste te tjera.
Kshu themi t gjith t keqen, po atje pas hekurave te ik petlla ?
 
Back
Lartë