• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thonë që është në rregull të mos jes në rregull

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Thonë që është në rregull të mos jesh në rregull. Bukuria qëndron pikërisht në atë rrugëtim, paksa i brishtë, paksa i mërzitshëm, ndonjëherë lodhës gati për të të dërrmuar e për të ta shpifur fare.
Një ditë, me sytë e humbur tek hiçi mëson që lumturia nuk të sërviret gati në pjatë por të duhet ta gatuash. Dhe si ato që e dinë mirë se çfarë rezultati duan, do të ngopesh gjatë përgatitjes dhe në fund ajo çfarë e arrin nuk do të të plotësojë dëshirën. Ajo shijohet gjatë kohës që ti lufton ta kesh!!
Mëson se çdo ditë nuk do zgjohesh me dëshirën për të dashur jetën, herë pas herë nuk do të kesh fuqi as të nxjerrësh dorën jashtë atij jorgani që po të mbron nga e gjithë bota dhe më së shumti nga e keqja që ti e ke ndërtuar vetë në mendjen tënde.
Jo çdo mëngjes do jetë një fillim i ri, madje disa herë do të jetë një makth i një agonie që ka nisur natën që shkoi, e që të mban mbërthyer me një lëmsh që edhe pak do të ta marrë frymën.
Jo çdo mbrëmje do të jetë një fund, ndonjëherë do të ngjajë me fillimet për të cilat je lutur, dhe që vetëm errësira mund të t'i sjellë.

Të shumtë do të jenë ato momente kur një buzëqeshje e dhënë nuk do të të dalë nga shpirti, madje do luftosh shumë ta japësh, nuk do të jesh vetvetja, dhe për më tepër do e urresh vetën që u shtire. Do të nervozohesh, do të pasojë sharja, më pas pendimi, dyshimi edhe çfarëdo lloj ndjenje që do të të ndezë flakë trurin e zemrën. Dhe, do të thuash që nuk ishe ti, se ajo çfarë të frikëson më shumë është ai takimi disa sekondësh me vetë ty!
Mëson që është diçka normale edhe të mos të ndjesh asgjë, e ajo çfarë të plotëson më shumë është pikërisht ai boshllëk prej të cilit vazhdon t'ia mbathësh. Ka momente kur do të ndjehesh i vetëm, më shumë sesa ajo foshnja në barkun e nënës që akoma nuk e ka njohur botën, por ngado të sillesh në ato momente do kërkosh veten, për ta mbajtur fort si të vetmen gjë që e posedon prej së vërteti. Është në rregull, krejt në rregull edhe të ndjesh shumë, aq sa të humbësh veten në dashurinë që jep e merr.
Është shumë në rregull një ditë të ndjehesh e bukur e një ditë ta shmangësh trupin e fytyrën tënde. Çdo ditë, secila prej këtyre ndjenjave e mendimeve je ti, dhe nësër do jesh prapë ti. Asgjë nuk është e gabuar! Madje as përfekte, për aq kohë, sa nuk e harron që je njëri!! ❤

Nga: Amela Temja
 
Mikja ime e ka shkruar, shume postime ketu jane te Amela-s por harroj me vendos autoresine shpesh here!
Jemi ne nje grup letrar dhe kam kuptuar se Kosova ka shume vlera ne boten e artit ne te shkruar!

Ndjehna n'faj, për çdo troshë dashnie që e vras tuj e dhánë aty ku dáshnia kurrë nuk ka ditë me u kthy njëjtë!

Humbja me e madhe eshte kur humb ne dashurine qe vetem jep!
Se aty ku jep e merr eshte nje humbje bukur ndermjet.

Ju pershendes @Liber8 per postimet e bukura qe postoni!
 
Flm

Ia lexoja ne twitter e me pelqenin ca postime te saj goxha te bukura.
 
Back
Lartë