• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thenie te mencura, qe tregojne thelbin e vertete te jetes!

Sepse pas gjithë ndryshimeve të panumërta, ekziston një rrënjë që mbetet e paprekur, një rrënjë që nuk do të ndryshojë kurrë. Ky për mua është shpirti.

Massimo Bisotti
 
Deshi ta përshkruante dhimbjen por lotët ia paraprinë. Sa të fuqishëm janë lotët e të dëmtuarve!


FFEaivUWUAIrjkk.jpg
 
Profesor tha: pse me thua qe duhet te punoj me veten?
E them tha : se duhet te ndalosh se prituri te ndryshojne tjeret per te te kuptuar!
 
Me mire te qash, se sa ti tregosh dhimbjen tende dikujt sot!
Gjersa nuk e kane perjetuar, do tallen e do qeshin me lotet e dhimbjes tende!

Me pelqej ne twitter tek nje profil, ndaj e postova edhe ketu.
 
Me pelqej ne twitter tek nje profil, ndaj e postova edhe ketu.
Po dhe une ne website Kosova Poetry i marr shumicen e shkrimeve qe postoj dhe jo cdo gje shkruajme domosdoshmërisht eshte per ne apo per dike.
Thjeshte jane brilante ne llojin e tyre, kaq!
Mbremje te mire ?
 
Lum ata qe jane ne shpirt te bukur, se nuk i ndryshon as koha dhe asgje.
Cdo gje mund te kete filtër te dukesh.
Por personaliteti, karakteri dhe vlerat e virtytshme, nuk ka filter qe ti tjetersoje!
 
Lum ata qe jane ne shpirt te bukur, se nuk i ndryshon as koha dhe asgje.
Cdo gje mund te kete filtër te dukesh.
Por personaliteti, karakteri dhe vlerat e virtytshme, nuk ka filter qe ti tjetersoje!
Tamam fjal me vend.
 
Përkujdesja e tepërt dhe shkujdesi i tepërt kanë të njëjtin rezultat: humbjen e atij/asaj që e duam. Prandaj, maturi në dashuri e urrejtje!
 
Kam ndryshuar duke parë filma, duke lexuar libra dhe duke dëgjuar muzikë dhe kjo gjë të ndihmon të jetosh.
Me shume se sa te therrmohesh nga njerezit!
 
Bamirësia nuk është vetëm me gjëra materiale por, t'i japësh atë që mundesh atij që i mungon. Ajo mund të jetë buzëqeshje, përshëndetje, fjalë apo këshillë e mirë.
Më e pakta është të lutesh për mirëqenien e tjetrit.
 
Çdo ditë e re e jetës është mundësi për të bërë mirë, për të ndrequr atë që dje nuk bëmë si duhet, për të kërkuar falje për atë që bëmë gabim.
Dhe vazhdon të jetë kështu derisa të vijë koha e ndarjes nga kjo dynja e genjeshtërt!

E.Avdiu
 
E pyeti : çfarë është pabesia?
I tha :
Të luash me besimin që të ka dhënë dikush.
Është paaftësia për të fituar në mënyrë jo të ndershme.
Është frika që ke për të qenë i sinqertë.
Është mungesa e guximit për të korrur fitore me meritë!
Paftësia të jesh njeri!
Huazuar!
 
Bujaria e të pasurit është e mirë, por bujaria e të varfërit është edhe më e mirë.
 
Back
Lartë