• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

5 sekrete që duhet të dini para se të ndryshoni ngjyrën e flokëve

...

Kontributor
LV
0
 

5 sekrete që duhet të dini para se të ndryshoni ngjyrën e flokëve​



Ndërkohë që jeni menduar se cilën ngjyrë duhet të zgjidhni, ju ofrojmë disa këshilla që duhet të keni parasysh kur bëhet fjalë për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë në zgjedhjen tuaj.

1-dark-hair-with-highlights-CKP2zzoDolf.jpg

Ngjyrat nuk i shkojnë të gjithave njësoj: kush ka lëkurë të bardhë dhe sy të hapur, do të bëjë mirë të zgjedhë një ngjyrë të kuqe ose të ndezur, në mënyrë që të nxjerrë fytyrën më shumë në pah. Ndërsa ato që kanë lëkurë dhe sy të errët mund të zgjedhin gështenjën e fortë ose flokë të zinj, por edhe ngjyra bionde platin është zgjedhje e mirë.

Ngjyra e duhur, për modelin e duhur: është e mundur të harmonizoni prerjen me ngjyrën e zgjedhur, duke pasur parasysh se për një prerje të plotë, përshtatet më mirë një ngjyrë e fortë, ndërsa në rastin e flokëve të shkallëzuar është mirë të zbehni disa pjesë, për të nxjerrë më shumë në pah shkallëzimin.

Sa më afër natyrales: për të evituar efekt jo të bukur, më mirë zgjidhni një ngjyrë, që i afrohet më shumë ngjyrës suaj natyrale. Në këtë mënyrë do të keni një efekt harmonik me fytyrën dhe lëkurën tuaj, pa u dukur artificiale.

Kujdesuni për flokët e lyer shpesh: dihet që flokët e lyer duan më shumë kujdes. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni rëndësi të veçantë rritjes dhe t’i prisni flokët sa më shpesh, sidomos nëse keni flokë të shkurtër.

Përdorni produktet e duhura: ndryshimi i ngjyrës së flokëve vjen edhe me një rutinë të re bukurie, e domosdoshme për flokët tuaj. Përdorni gjithmonë një shampo për flokë të lyer dhe bëni sa më shpesh maska hidratuese. Vetëm kështu flokët tuaj do të jenë të shëndetshëm dhe të fortë, pavarësisht bojës së flokëve.


Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
 
Back
Lartë