• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

VDEKJA E BARDHE

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 
FB_IMG_1631970023878.jpg

Finlandezi Simo Häyhä besohet se është snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atij i atribuohen saktësisht 505 vrasje gjatë këtij konflikti. Ushtria finlandeze ishte shumë më inferiore se ‘Ushtria e Kuqe’ e Rusisë, prandaj atyre iu desh të përdornin taktika të mençura për ta ndalur ofensivën ruse drejt shtetit të tyre. Kështu, Simo Häyhä vishej me rroba të borës dhe merrte me vete furnizime vetëm për një ditë. Gjatë pritjes, ai mbante borë në gojë për të shmangur zbulimin e pozicionit nga frymëmarrja në të ftohtë. Brenda 100 ditëve, ai arriti të eliminojë më shumë se 500 ushtarë rusë, pa e çuar dëm asnjë plumb të vetëm dhe në temperatura që shkonin deri -40 gradë Celsius. Gjatë bombardimeve rutinore nga ushtria ruse, ai pëson një dëmtim të rëndë në kokë, duke rënë kështu në komë për 11 ditë me radhë. Ushtari i famshëm u zgjua nga koma ditën që përfundoi lufta, për të jetuar deri në moshën 96 vjeçare.

Fotografitë që kanë bërë historinë
 
Një kshu mduhet mu?
 
Back
Lartë