• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjashtë kuksianë në Angli marrin në qafë japonezen 73-vjeçare

...

Kontributor
LV
0
 

Gjashtë kuksianë në Angli marrin në qafë japonezen 73-vjeçare​



biii-1.jpg


Gjashtë shqiptarët e arrestuar në Angli

Një bandë kriminale shqiptarësh në Angli është goditur ditën e sotme, pasi policia gjurmoi kanabisin në njërën nga makinat e tyre.

Oficerët gjurmuan makinën nga North Yorkshire në Hertfordshire, ku gjetën kanabisin me vlerë 300,000 paund.
Në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate të North Yorkshire u gjet kanabis me vlerë 240,000 paund.

Gjashtë persona janë burgosur në Leeds Crown Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Yoko Banks, 73 vjeç, pronarja e fermës që ata përdorën, gjithashtu përfundoi në burg.
Pas gjetjes së kanabisit në këto vende, policia u vu në kërkim të banesave të tjera në pronësi të Banks.

Dy ferma të tjera të kanabisit në Woodlands Road dhe Somerset Road u zbuluan.
Policia e North Yorkshire tha se shtëpitë ia ishin dhënë me qira një pale të tretë, e cila më pas i kishte lënë ato në kontrollin e bandës.

Ata morën dënimin një ditë më parë në Angli.

Kreu i bandës Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj.
Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u burgos për tre vjet e dy muaj.
Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u burgos për katër vjet e katër muaj.
Bledar Elezaj, 36 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.
Erblin Elezaj, 33 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u burgos për pesë vjet e dy muaj.
Andi Kokaj, 23 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.

Të gjashtë u deklaruan fajtorë për shqetësim në prodhimin e kanabisit dhe Indrit Brahaj, Kokaj, Sellaj dhe Erblin Elezaj gjithashtu u deklaruan fajtorë për posedim kanabisi me qëllim furnizimi.
Ndërsa Banks u dënua me tre vite e gjashtë muaj burg.


j.jpg








Top Channel
 
Nga 6 vjet, veç gjysmat ka per ti vujt brenda. Gjysmat jashte on license. Stay strong se burgu per burrat o! ?
 
Back
Lartë