• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A Falet Tradhetia......

A falet tradhëtia për hir të fëmijëve?


  • Gjithsej votues
    18
A falet tradhëtia për hir të fëmijëve?

Argumentoni sipas përvojës ose gjykimit tuaj...
 
Une them jo!
Por qe nuk vlen e shume si pergjigjie se nuk kam femije dhe se di ate ndjesi..
Por ne llogjiken time them jo!
 
po fale tradhetine per hir te femijeve, nuk do te thote se, besimi ne dashuri kthehet.. aty me ska respekt, ska dashuri..
...dhe nuk eshte kjo falja zgjidhja e mire as per femijet.. rritja e tyre me keta prinder, qe jane te mbyllur ne nje mardhenje toksike, nuk eshte nje ambjent i kendshem per ta
..thjesht jo, nuk falet tradhetia
 
Behen shume gjera per "hir" te femijeve,nga frika se mos lendohen apo per mos ti prishur ate mitin e familjes.Mgjth tradhetia eshte dicka relativisht e rende dhe mendoj qe falja e tradhetise nuk hyn ke ato gjerat qe mund te behen per "hir" te femijeve.
 
Personalisht nuk do arrija dot ta falja. Per karakterin tim eshte shume e rende per tu gelltitur.

Mendoj qe rroli i prinderve eshte i rendesishem per formimin e vete femijes. Dhe nese do ta beja faqen bygythe dhe mos ta ndaja partneren per hir te femijes, femija do me shihte perdite te vrare, te shkaterruar. Nuk do te mund te isha dot ai babi shembull. Nuk do te mund t’i dhuroja dot femijes tim me te miren time. As nenes se femijes nuk do mund ti dhuroja dot me kurr as dashuri e as respekt. Femija do shikonte dy prinder te akullt, pa ndjenja. Do shikonte vazhdimisht dy prinder qe zien, dy prinder qe nuk duhen. Dy orinder qe nuk kan respekt per njeri tjetrin. Nuk do doja qe femija im te rritej perdite duke pare keto skena. Do doja qe femija te kishte shembullin me te mire te prinderve dhe te ishte krenar per ta. Do doja qe dhe femija neser pasneser te zhvillonte karakter te fort, dhe jo te ulte koken e t’i kthente bygythen cdo sfide qe te jep jeta. Tradhetit ndodhin. Njerezit gabojne. Kjo gje duhet pranuar. Eshte e vertete qe ka dhe njerez qe permirsojne. Personalisht do isha shume here me i lumtur ta ndaja partneren, te ruaja karakterin tim, te mbaja rraporte korrekte me femijen, t’i dhuroja dashuri e ngrohtesi prinderore, t’i qendroja prane ne cdo rast, t’i plotesoja cdo kusht, dhe t’i percillja vlerat e mija me te mira.
 
Ka lidhje me pergjegjesine dhe detyrimin si prind ndaj femijes ne k’te rast ... se kshu prinderi sic thuan ti te behet edhe nje i /e panjohur fundja fundit . ( Ashtu sic edhe i adoptojne pshm )

Ti pshm do ta falje nje nga prinderit e tu ne nje rast te tille ?

Prindi nuk behet kurre i panjohur per femijen nese ne cdo rast, ne cdo rrethane tregon gjithmone dashurine dhe kujdesin per femijen. Ajo qe thua ti ndodh kur prindi iken e sheh jeten e vete e harron cka lene pas. Ne kete rast gjykohet si prind.
Ne rrethana te tjera ato ngelen me teper ceshtje bashkeshortore, te cilat mund te marrin nje zgjidhje ose jo, mund te falen ose jo sipas rastit.
Keshtu qe mendoj se nese une do isha ndodhur ne nje rast te ngjashem sot si sot qe jam ky qe jam e mendoj si mendoj nuk besoj se kjo do kishte ndikim re drejteperejte ne mardhenien time me njerin nga prinderit.
Do ishin gjera te tjera ato qe do ndikonin shume ne kete mardhenie.
 
Behen shume gjera per "hir" te femijeve,nga frika se mos lendohen apo per mos ti prishur ate mitin e familjes.Mgjth tradhetia eshte dicka relativisht e rende dhe mendoj qe falja e tradhetise nuk hyn ke ato gjerat qe mund te behen per "hir" te femijeve.

Per hir te femijeve behen shume gjera.
Familja artificilale e sforcuar nuk eshte zgjidhje as per femijet.
 
Back
Lartë