• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A na bën inteligjenca më të pëlqyeshëm nga të tjerët? Përgjigjja s’është dhe aq e parashikueshme!

...

Kontributor
LV
0
 

A na bën inteligjenca më të pëlqyeshëm nga të tjerët? Përgjigjja s’është dhe aq e parashikueshme!​


Hating_Alison_Ashley_screenshot-780x439.jpg


Pse na pëlqen dikush tjetër? Ka disa arsye që na vijnë në mendje: Vlera dhe mendime të ngjashme, një personalitet i pëlqyeshëm, tërheqja fizike etj.
Një faktor që mund të jetë pak më i komplikuar është inteligjenca. Mund të supozohet se njerëzit në përgjithësi i pëlqejnë njerëzit shumë inteligjentë, por mendojeni pak: Nëse dikush është shumë i zgjuar, personi që ndihet më pak inteligjent mund të mos e pëlqejë, pasi ndoshta në prezencën e tij s’do ndihej mirë.

Nga ana tjetër, një person vërtet i zgjuar mund të mendojë se dikush më pak inteligjent, nuk është mjaftueshëm interesant për të folur, shkruan Psychology Today.


Atëherë, a janë njerëzit e zgjuar më të pëlqyeshëm nga të tjerët?
Çuditërisht, kërkimet psikologjike nuk kanë studiuar një marrëdhënie të tillë. Prandaj, një studim i ri i botuar së fundmi në revistën shkencore “Personality and Individual Differences”, hulumtoi për lidhjen midis inteligjencës dhe pëlqimit.
Për këtë, ekipi studiues mblodhi të dhënat e studentëve nga një gjimnaz. Studentëve iu bë një test standard inteligjence dhe më pas secili u pyet se kë pëlqente më shumë nga klasa e tij. I njëjti proces u bë për tre herë: Gjatë muajit të parë të shkollës, kur nxënësit nuk e njihnin mirë njëri-tjetrin; pas tre muajsh, kur kishin filluar të njiheshin dhe pas një viti.

Hating_Alison_Ashley_screenshot.jpg
gilmore_girls2-1-scaled.jpg


Çfarë rezultoi?

Rezultatet e studimit treguan se të qenit inteligjent ndikoi si në njerëzit që pëlqejmë, ashtu edhe në ata që na pëlqejmë ne. Nxënësit më inteligjentë pëlqeheshin më shumë nga shokët e klasës, ndërsa u vu re se studentët më inteligjentë pëlqenin më pak njerëz dhe kryesisht, pëlqenin vetëm ata që ishin po aq inteligjentë.

Më e rëndësishmja është se, efekti i pëlqimit për shkak të inteligjencës dobësohej me kalimin e provave. Kështu, me kalimin e kohës, rëndësia e inteligjencës në ndërtimin e marrëdhënieve sociale zvogëlohet dhe faktorët e tjerë bëhen më të rëndësishëm.
Studiuesit sugjeruan që me kalimin e kohës, të dish për interesat e përbashkëta të të tjerëve mund të jetë një faktor më i rëndësishëm për t’u pëlqyer sesa të dish që ata janë të zgjuar, citon Anabel.
Ata paralajmërojnë se kjo mund të bëjë që nxënësit më inteligjentë të shihen si të izoluar nga të tjerët ose mund të rezultojë edhe në shpërfillje sociale.

Këto raste mund të bëhen problematike, nëse, për shembull, nxënësit më të zgjuar perceptohen si arrogantë. Kjo bën që atyre t’u duhet të tregohen më të kujdesshëm në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore.


/Telegrafi/
 
Intelegjenca ështtë aftësia që ne kemi për tu përshtatur, me një vend, situat, njerëz të ndryshem, nisur nga kjo mund të them ndoshta dhe po..
 
  • Përqafime
Reactions: ...
Ne pergjithsi sot inteligjenca eshte e dores se dyte.
Shume vajza apo djem terhiqen nga pamja fizike apo ajo materiale duke neglizhuar inteligjencen te nje njeri.
 
Per mendimin tim, inteligjenca eshte nje prej tipareve jofizike me terheqese, por vetem nese intelekti i saj kombinohet edhe me vlerat e duhura. Nje femer qe eshte inteligjente por njekohesisht mashtruese, apo e pabese, apo e merzitshme, etj., atehere intelekti i saj s'do kishte asnje vlere.
 
Back
Lartë