• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si reagon secila shenjë e horoskopit kur zbulon se e tradhtojnë?

...

Kontributor
LV
0
 

Si reagon secila shenjë e horoskopit kur zbulon se e tradhtojnë?​


Si reagon secila shenjë e horoskopit kur zbulon se e tradhtojnë?


Kur bëhet fjalë për tradhti njerëzit duket se ndahen në shumë grupe: ata që tradhëtojnë fizikisht, ata që tradhtojnë shpirtërisht, por nuk marrin guximin kurrë ta bëjnë fakt të kryer, njerëzit që nuk e falin kurrë tradhëtinë , ata që e falin, të tjerë që mendojnë se tradhtia emocionale dhe mendore është më e rëndë etj etj. Cilitdo grup t’i përkisnit nëse jeni në një lidhje dashurie në fillim, askujt nuk do t’i pëlqente të dijë se i kanë vënë brirët e të tradhtuarit



DASHI: Gjithmonë duke vënë besimin në plan të parë, Dashi bën gjithçka për të lumturuar personin që duan, duke ofruar shumë dedikim dhe dashuri në lidhje. Por, nëse ndodh një tradhti, bëhen tejet nervozë e madje, edhe nëse janë shumë të dashuruar, sërish nuk do arrijnë dot ta falin.

DEMI: Janë njerëz që nuk e falin tradhtinë dhe zakonisht reagojnë impulsivisht, pa analizuar më parë fjalët dhe sjelljen e tyre para një tradhtie. Kur tradhtohen, nxjerrin në pah anën e tyre agresive, por sapo situata qetësohet, janë në gjendje të flasin dhe të kuptojnë pse ndodhi. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se e falin tradhtarin.

BINJAKËT: Janë të ndryshueshëm dhe të pavarur, gjë që i bën të jenë të paparashikueshëm përballë tradhtisë. Gjithmonë kërkojnë të kalojnë çdo çast në çift. Binjakët janë në gjendje të bëjnë më të mirën e tyre për të qenë pranë njeriut që duan, por nëse zbulojnë tradhti, do kthehen në ‘viktimë’ dhe me siguri do hartojnë një hakmarrje.

GAFORRJA: Gaforret janë tej mase të ndjeshme dhe nëse i tradhton, lëndohen shumë thellë. Janë në gjendje të falin, vetëm sa të kalojnë situatën e vështirë, por e kanë të pamundur ta pranojnë tradhtarin.

LUANI: Nëse i tradhton mund edhe të të falin, vetëm për faktin se nuk e pranojnë dot që të humbasin për shkak të dikujt tjetër, por do ndihen mirë, vetëm pasi të jenë ndarë.

VIRGJËRESHA: Kërkojnë gjithmonë të kenë kontrollin e çdo situate. Virgjëresha do të ndërtojë një marrëdhënie të sinqertë dhe nëse zbulon se ka tradhti, braktis tradhtarin dhe vazhdon jetën, pa menduar t’i japë lidhjes një mundësi të dytë.

PESHORJA: Kur tradhtohen, përpiqen të analizojnë çdo detaj dhe arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe ku kanë gabuar për të arritur çështja deri këtu.

AKREPI: Përballë një tradhtie, zakonisht i fshehin ndjenjat e tyre, duke u hequr se asgjë nuk mund të influencojë mbi ta. Por, brenda vetes, me siguri do të planifikojnë një hakmarrje të pamëshirshme për të treguar se nuk duhet të luani me ndjenjat e tyre.

SHIGJETARI: Kur Shigjetari dashuron, vendos të dedikohet maksimalisht. Nëse i tradhton, flasin hapur me partnerët e tyre për të kuptuar pse ndodhi, e megjithatë preferojnë t’i japin fund marrëdhënies pa dhënë një shans të dytë.

BRICJAPI: Kur një Bricjap tradhtohet, përpiqet të duket i fortë dhe i sigurt, por kjo sjellje fsheh të gjithë vuajtjen dhe zhgënjimin e tyre. Nuk janë në gjendje të falin.

UJORI: Nuk jetojnë dot një lidhje të mbushur me xhelozi. Kur i tradhton, përpiqen të dëgjojnë se ç’ka për të thënë tradhtari. Kërkojnë pak kohë për të menduar nëse duhet ta falin ose jo.

PESHQIT: Kur zbulojnë një tradhti, reagimet e tyre mund të jenë të panumërta: mund të fajësojnë veten për tradhtinë, apo t’i japin fund marrëdhënies pa kërkuar detaje.
 
Back
Lartë