• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë

...

Kontributor
LV
0
 
Shkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë​

Shkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë

Një pajisje 2 000-vjeçare, shpesh e konsideruar si “kompjuteri” më i vjetër në botë, është rikrijuar nga shkencëtarët e “University College” të Londrës (UCL), në një përpjekje për të kuptuar mënyrën e funksionimit të saj, shpjegohet në një punim të botuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, sipas BBC.

Mekanizmi Antikythera i ka hutuar ekspertët që kur u gjet në një anije të mbytur të epokës romake, në Greqi, në vitin 1901.

Pajisja e lashtë greke mendohet se është përdorur për të parashikuar eklipset dhe ngjarje të tjera astronomike, por vetëm një e treta e pajisjes mbijetoi, duke i lënë kështu studiuesit të vrasin mendjen për të kuptuar se si funksiononte dhe si dukej.

Pjesa e pasme e mekanizmit, që përmban një përshkrim të ekranit të kozmosit, ku tregohet lëvizja e pesë planetëve të njohur në kohën kur u ndërtua pajisja, u zgjidh nga studimet e hershme, por natyra e ndërlikuar e sistemit të tij të ingranazheve në pjesën e përparme ka mbetur një mister.
Shkencëtarët londinezë besojnë se, më në fund, e kanë thyer enigmën duke përdorur modelimin 3D kompjuterik.

Ata kanë rikrijuar të gjithë panelin e përparmë dhe tani shpresojnë të ndërtojnë një kopje në shkallë të plotë të Antikythera-s duke përdorur materiale moderne.
“Dielli, Hëna dhe planetët shfaqen në një rikthim mbresëlënës të shkëlqimit grek të lashtë”, tha autori kryesor i punimit, profesor Tony Freeth.
“I yni është modeli i parë që përputhet me të gjitha provat fizike dhe me përshkrimet në mbishkrimet shkencore të gdhendura në vetë mekanizmin”, shtoi ai.

Mekanizmi, prej bronzi dhe me dhjetëra ingranazhe, është përshkruar si një llogaritëse astronomike dhe si kompjuteri i parë analog në botë./ /ervo/ Ergita Vokopola/ATA/
 
shpirt I motres tii qe nuk lodhesh duke dhen dije❤❤❤ motrusheeee
 
  • Super Dashuri
Reactions: ...
Back
Lartë