• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbuluesi i Titanikut në kërkim të avionit të Amelia Earhart

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Eksploruesi Robert Ballard, i cili njihet për gjetjen e shumë anije të fundosura përfshi Titanikun në vitin 1985, do të fillojë një mision të ri.

Përveç Titanikut, ai ka udhëhequr ekspeditat që kanë gjetur mbetjet fizike të transportuesit USS Yorktown që pati humbur në Midway, varkën e patrullimit të Presidentit Kennedy të humbur në detet e ngrohta Solomon, dhe disa anije të lashta në Detin e Zi që u gjenden të lidhura me skeletet e marinarëve.

Tani, pas dekadave punë për të gjetur të pagjendshmet, Ballard, më 7 gusht do niset për Nikumaroro, ishullin e pabanuar të Paqësorit, në jug, dhe të përpiqet të zgjidhë misterin e zhdukjes së aviatores Amelia Earhart në vitin 1937.

Në kërkimin e tij, Ballard do të fokusohet në një nga shumë teoritë se si dhe pse Earhart u zhduk pasi u përpoq të bëhej gruaja e parë që i binte globit përreth, krahas navigatorit të saj Fred Noonan.

Eksploruesit dhe kërkuesit janë të obsesionuar me zhdukjen e Earhart-it, një prej mistereve më të mëdha të pazgjidhur të shekullit të 20-të.

Siaps teorisë më të përhapur që Ballard do të ndjekë: Earhart uli avionin në korale të thyera në anën veriperëndimore të Nikumaroro dhe dërgoi një sërë mesazhesh gjithnjë e më të dëshpëruar për ndihmë derisa valët tërhoqën aeroplanin e saj në oqean. Earhart vdiq më vonë në ishulli në formë presje, duke lënë vend për shumë që të spekulojnë nëse eshtrat e gjetura ishin të sajat.

Nëse Dr. Ballard është në gjendje të sigurojë prova fizike (nga avioni) se ky është vendi ku Earhart përfundoi, do zgjidhet përfundimist edhe ky mister, por me sa duket jo ekspedita e fundit e karierrës 31 vjeçare të Ballard, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita
 
Back
Lartë