• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbuloni botën e brendshme me këtë test psikologjik

...

Kontributor
LV
0
 

Zbuloni botën e brendshme me këtë test psikologjik​



Zbuloni botën e brendshme me këtë test psikologjik


Ky test psikologjik mund të zbulojë shumë për karakterin dhe pikëpamjen tuaj për jetën. E tëra çfarë ju duhet të bëni është t’i përgjigjeni një pyetjeje të thjeshtë pa menduar shumë gjatë. Çfarë shihni në imazh?

Nëse keni parë:

Shpërthim
Kjo tregon se ju keni një imagjinatë të zhvilluar që ju ka ndihmuar në shumë situata. Ndoshta jeni shumë krijues dhe e doni artin. Nëse nuk e gjeni veten në këtë përshkrim, atëherë keni talente të fshehura brenda jush që duhet t’i shprehni.
Mendoni se çfarë ju ka pëlqyer si fëmijë: ndoshta vizatoni ose këndoni? Më në fund, një hobi i ri nuk do t’ju dëmtojë aspak. Ju duhet të përdorni energjinë tuaj krijuese për ta jetuar jetën në maksimum.

Dy duar
Ju keni një imagjinatë të zhvilluar, por mbështeteni shumë tek arsyeja dhe logjika kur bëni diçka. Shihni çfarë keni para syve. Jeni një person “i ftohtë” dhe njerëzit mund t’ju besojnë për këshilla të mira.
Racionaliteti dhe një mendje e mprehtë ju lejojnë të dilni nga situatat më komplekse dhe të vështira. Kurrë nuk frikësoheni, jeni gjithmonë të qetë dhe po ashtu arrini t’i qetësoni të tjerët. Njerëzit ju shohin si një person të fortë dhe disi tërhiqen nga ju.

Dru
Jeni shumë të vëmendshëm ndaj detajeve. Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë. Në të njëjtën kohë, jeni të ndjeshëm ndaj humorit të njerëzve përreth jush. E dini se si të merrni informacionin që ju nevojitet nga njerëzit dhe e kuptoni kur duhet të bëni pyetjen e duhur.
Përsa i përket anës profesionale, ju keni lindur për të qenë të suksesshëm në aktivitete që kërkojnë saktësi dhe ndërgjegje./panorama
 
Une pash dy duar por edhe dru

#feelingspeshëll
 
Back
Lartë