• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike

...

Kontributor
LV
0
 
monedha-5.jpg
Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike


Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj.
Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në terren për dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre.

“Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore. Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhës Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike. Është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.
Specialistet e IKTK janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situatës, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK. Ky proces do të realizohet në bashkëpunim me specialistë të DRTK Gjirokastër.

Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM”, shkruan ministrja Margariti.

monedha-2.jpg

monedha-3.jpg

monedha-4-526x350.jpg

monedhaa-6-526x350.jpg
 
Back
Lartë