• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohet në Austri thesari 3 000-vjeçar, arkeologët nxjerrin në dritë disa objekte prej ari antik

...

Kontributor
LV
0
 
lg.php

Zbulohet në Austri thesari 3 000-vjeçar, arkeologët nxjerrin në dritë disa objekte prej ari antik​

640px Ancient Gold Bowl

lg.php


Arkeologët austriakë kanë nxjerrë në dritë disa objekte ari rreth 3 000-vjeçare.

“Zbulimet përfshijnë një tas ari me diametër rreth 12 centimetra, i gjetur midis mbetjeve të një vendbanimi të Epokës së Bronzit, pranë Ebreichsdorf, në jug të Vjenës”, tha arkeologia Michaela Binder.

Sipas Binder, ena mund të jetë importuar nga Gjermania veriore ose Skandinavia për qëllime tregtare, pasi tasa të ngjashëm janë gjetur në ato vende.
“Kjo është arsyeja pse këto gjetje janë kaq domethënëse”, shtoi ajo.

lg.php

Për Binder, një gjetje edhe më e jashtëzakonshme se ena ishte një lëmsh fijesh të holla ari të varrosura gjithashtu në vendgërmim.

Një analizë në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë zbuloi se ishin mbetjet e një pëlhure të thurur me ar, nga e cila kishin mbijetuar vetëm pjesët e metalit të çmuar.



"Balkanweb"
 
Back
Lartë