• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës në Egjipt

...

Kontributor
LV
0
 

Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës në Egjipt​


Fabrika-e-Birr%C3%ABs-Egjipt.jpg


Birraria mendohet se daton rreth 5 mijë vjet më parë dhe përdorej për ritualet mbretërore

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që mund të jetë fabrika më e vjetër e birrës në botë, që daton rreth 5,000 vjet. Një ekip i përbashkët egjiptiano-amerikan zbuloi fabrikën e birrës në Abydos, një vendvarrim antik në shkretëtirë.

Ata gjetën rreth 40 tenxhere të përdorura për të ngrohur përzierjen e grurit dhe ujin për të bërë birrë. Fabrika e birrës mendohet se daton që nga epoka e mbretit Narmer. Sipas Këshillit Suprem të Antikiteteve ky është ndër zbulimet më të fundit tepër të rralla deri më tani.

Mbreti Narmer sundoi më shumë se 5,000 vjet më parë. Ai themeloi Dinastinë e Parë dhe që besohet se mund të ketë bashkuar Egjiptin.

Fabrika e birrës përbëhej nga tetë zona të mëdha, secila prej 20 metrash e gjatë dhe secila përmbante rreth tenxhere prej argjile.

Birraria mund të jetë ndërtuar në këtë vend posaçërisht për ritualet mbretërore që ndodhnin brenda ambienteve të varrimit të mbretërve të Egjiptit. Ajo kishte një kapacitet gati 22,400 litra.

Abydos është një nga qytetet më të vjetra të Egjiptit të lashtë dhe përmban varreza të mëdha dhe tempuj.

Zona është në provincën jugore të Sohag, në Egjiptin e Epërm, gjithashtu shtëpia e qytetit të Luxor, një nga vendet më të njohura turistike të vendit.

Në fillim të këtij muaji, një mision që punonte pranë Aleksandrisë zbuloi disa mumie nga rreth 2,000 vjet më parë me gjuhë të artë brenda gojëve të tyre.


Klan News
 
Back
Lartë