• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Yaya Toure me akuza të rënda ndaj Guardiolas

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
ture-guardiola-546x350.jpg
Yaya Toure ka dalë me akuza të rënda për ish trajnerin e tij, Pep Guardiola. Futbollisti i Bregut të Fildishtë, ka kaluar momente jo të mira te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Situatë të njëjtë, Toure ka pasur edhe sa ishte pjesë e Barcelonës, kur ishte detyruar të largohet.

“Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes. Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n? Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës”, ka deklaruar Toure.

“Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje. Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar. Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia.”.
 
Back
Lartë