Arsene Wenger beson se Jack Wilshere do të mbetet në Arsenal.
Po ashtu, menaxheri i “Gunners” ka thënë se mesfushori anglez mund të emërohet kapiten i ri i ekipit londinez, nga sezoni i ri.
“Wilsheren e shoh duke mbetur në Arsenal, ai është njeri i klubit”, deklaroi Wenger, përcjell “lajmi.net”.
”Nuk besoj se ekzistojnë futbollistë dhe liderë që kanë përkushtimin ndaj një klubi si ai”, u shpreh francezi. /Lajmi.net/
