• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vritet lideri i ISIS në Siri, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – Biden thotë se aksioni u krye nën direktivën e tij

...

Kontributor
LV
0
 

Vritet lideri i ISIS në Siri, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – Biden thotë se aksioni u krye nën direktivën e tij​


fd4pmte4_isis-chief-killed-syria-afp-_625x300_03_February_22-780x439.jpg


Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se një sulm i SHBA-së në Siri vrau liderin e ISIS.
“Mbrëmë në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë ndërmorën me sukses një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, ka thënë ai në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – liderin e ISIS-it. Të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurt nga operacioni. Zoti i ruajt trupat tona”.

Më herët, Pentagoni ka konfirmuar se forcat e operacioneve speciale të SHBA-së kryen të mërkurën një mision “të suksesshëm” kundër terrorizmit në veriperëndim të Sirisë, por pa dhënë shumë detaje.

Ndryshe, siç vë në pah ABCNEWS, rreth 1000 trupa ushtarake amerikane në Siri operojnë në Sirinë lindore duke mbështetur misionin kundër ISIS.

Trupat amerikane nuk operojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria në veriperëndim të Sirisë, veçanërisht në provincën Idlib, e cila ishte një strehë e sigurt e ekstremistëve për pjesën më të madhe të dekadës së fundit.

Por ata kanë kryer në mënyrë sporadike misione kundër terrorizmit në Idlib, duke synuar grupe të ndryshme ekstremiste islamike me sulme me dronë.

Misioni i profilit më të lartë ishte një aksion tokësor që vrau kreun e lartë të ISIS, Abu Bakr al Baghdadi, i cili ishte fshehur në një shtëpi afër kufirit me Turqinë, më 27 tetor 2019.

/Telegrafi/
 
Back
Lartë