• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vazhdon saga e monedhës virtuale

U

Universal

Guest
Bitcoin-791.jpeg


Bitcoin, shumë e suksesshme në Iran dhe në shtetet ish-sovjetike.

Eksperti Derin Cag, anëtar bordi i Humaniq ka parashikuar një të ardhme të ndritshme për Bitcoin në Iran dhe vendet ish-sovjetike, duke qenë se ajo po shënon rritje gjithnjë e më të madhe.

“Për shumë vende të tilla si Irani apo vendet ish-sovjetike, Bitcoin po cilësohet për sfidën intelektuale që ajo ofron dhe mbi të gjitha për mundësitë e krijimit dhe shtimit të pasurisë. Me aftësitë e mëdha intelektuale dhe teknologjike të shumë njerëzve në këto vende dhe hendekun e madh të pasurisë që është në nivele shumë të ulëta, Bitcoin siguron liri dhe ne mendojmë se do të ketë një të ardhme të ndritur”, u shpreh z. Cag.

Një ditë më parë, Bloomberg raportoi se Bitcoin u rrit me mbi 4 mijë dollarë për herë të parë me rritjen e optimizmit se transaksionet më të shpejta do të përshpejtojnë përhapjen e kriptomonedhës.

“Përpjekja e thjeshtë për të pranuar Bitcoin në mbarë vendin mund të rrisë turizmin dhe PBB-në e këtyre vendeve në një nivel të konsiderueshëm. Për shembull, CoinMarketCap.com vizitohet nga 50 milionë vizitorë në muaj, dhe ky komunitet mund t’i rrisë mundësi të tilla”, tha ai më tej.

Liria financiare nga Bitcoin është një koncept i ri për shumë njerëz, sepse institucionet kanë qenë gjithmonë nën kontroll të ofertës monetare që vendoset nga bankat. Bitcoin është më shumë se një monedhë, ajo u jep njerëzve sovranitetin, duke u lejuar atyre që të jenë institucioni i tyre financiar, pa përfshirjen e palëve të treta.

“Teknologjia bazë e bllokimit që qëndron prapa Bitcoin do të përdoret si infrastrukturë kritike e Industrisë 4.0, duke u bërë një ndër shtyllat kryesore të inovacionit, vijoi eksperti.

Dhe mbi të gjitha, Bitcoin, përfaqëson demokratizimin e parave në një shkallë globale”.

Nga Farhad Daneshvar/ Trend News Agency
 
Back
Lartë