• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ushtria arreston presidentin e Guinesë

...

Kontributor
LV
0
 

Ushtria arreston presidentin e Guinesë​



Screenshot_5-3.jpg



Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë.

Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij është shpallur e pavlefshme, tha koloneli i ushtrisë, Mamadi Doumbouya.

“Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu. Do t’ua besojmë njerëzve”, tha ai.

Conde, 83 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë.

Popullariteti i tij ka rënë prejse ka kërkuar mandatin e tretë, vitin e kaluar.

Para se Conde të arrestohej, kishte disa orë të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial.
Junta më vonë lëshoi një deklaratë, duke thënë se Conde është në kontakt me mjekët e tij, por nuk dha ndonjë afat kohor për lirimin e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi ashpër “çdo marrje të Qeverisë me forcën e armës”.

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi kundër dhunës dhe u bëri thirrje autoriteteve në Guine që t’i shmangin veprimet “jokushtetuese” që “vetëm do t’i gërryejnë perspektivat e Guinesë për paqe, stabilitet dhe prosperitet”


Top Channel
 
Back
Lartë