• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tregim këshillues: Mbreti dhe piktori

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1633259023701.png



Një mbret çalaman dhe me një sy të verbër u kërkoi një ditë piktorëve të oborrit të vet që ta pikturojnë, por pa defektet fizike që kishte.

Të gjithë kundërshtuan këtë kërkesë me pretekstin se si do e pikturonin mbretin me dy sy ndërkohë që ai kishte vetëm njërin!
Si ta pikturojnë me dy këmbë të shëndetshme ndërkohë që njëra ishte e çalë...!
Në mesin e këtij refuzimi kolektiv një nga piktorët pranoi t’i bëjë mbretit një pikturë pa të metat e tij fizike, madje mendoi se do të ishte një pikturë shumë e bukur.
Po si..!?
Ai e pikturoi mbretin duke marrë nishan me çifte e në këtë rast i duhej patjetër ta mbyllë njërin sy gjithashtu në këtë pozicion atij i duhej ta përthyejë këmbën e tij të çalë.
Në fakt piktura e mbretit doli shumë e bukur dhe askush nuk i vuri re defektet e tij fizike.

Sa mirë do të ishte që edhe ne të krijonim imazh të mirë për të tjerët sido dhe sado qofshin të metat e tyre dhe kur këtë imazh t'ua përcillnim njerëzve t’i mbulonim këto të meta dhe gabime të tyre.
E kush është ai person që nuk paska të meta në këtë botë...!?
Le të shikojmë dhe të mësojmë nga të mirat e të tjerëve dhe të heqim dorë nga të metat e tyre.
Kështu do të ndihemi rehat edhe ne edhe njerëzit përreth nesh...



E huazuar ...
 
Danezët thonë: takoje palën tjetër aty ku është, e jo ku do doje ti të ishte ….
 
Back
Lartë