• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tre serbë kapen me mbi 11 kg drogë në Gjilan

...

Kontributor
LV
0
 

Tre serbë kapen me mbi 11 kg drogë në Gjilan​



droga.png



Tre shtetas serbë janë kapur me mbi 11 kilogram drogë të llojit marijuanë në Gjilan.

Policia kanë treguar se pas kontrollimit në veturën e të dyshuarve janë gjetur armë dhe fishekë. Me konsultim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës gjatë një operacioni anti-drogë arreston tre (3) persona të dyshuar dhe gjen mbi (11) njëmbëdhjetë kilogram substancë të dyshuar narkotike. Policia e Kosovës, njësitet e antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani gjatë një bashkëpunimi efikas në luftën e tyre për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së posedimit dhe shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotike, dje më 11.08,2021, kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor ku janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë dhe janë gjetur mbi njëmbëdhjetë kilogram (11kg) substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.


Njësitë e antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve dhe kanë ndërmarrë veprime operative në terren ku kanë arritur që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar.

Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre (3) persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes. Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marijuanë.

Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent, Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale: Një (1) revole (C.Zastava, 9mm), një (1) karikator ( me 142 fishekë-9mm), një (1) revole ( pa mbishkrim) dhe tridhjetë e katër (34 fishek-magnum, cal 44mm).


Top Channel
 
Back
Lartë