• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Trashëgimtarët e refuzuar të ish-perandorit të Indisë kërkojnë njohjen mbretërore dhe kështjellën

...

Kontributor
LV
0
 

Trashëgimtarët e refuzuar të ish-perandorit të Indisë kërkojnë njohjen mbretërore dhe kështjellën​



ind-kr.png



Një grua e varfër indiane që pretendon se është trashëgimtare e dinastisë që ka ndërtuar Taxh Mahalin, kërkon t’i pranohet e drejta e pronësisë së pallatit perandorak në New Delhi.

“Shpresoj që sot, nesër apo kurdo, mua të më jepet ajo që më takon. Në dashtë Zoti do ta marr”, thotë Sultana Begum duke pretenduar se vjen nga linja e ish-perandorëve Mugal.

Begum banon në një kasolle të vjetër balte me dy dhoma në periferi të Kalkuta, dhe mbijeton me pensionin e vogël shtetëror.

Mes zotërimeve të saj modeste janë dhe kujtimet e martesës me Mirza Mohammad Bedar, për të cilin ajo thote se është stërnipi i sundimtarit të fundit Mugal.

Vdekja e burrit në vitin 1980 e la atë në kushte të vështira mbijetese, por prej vitesh ajo nuk heq dorë nga pretendimet për kompensim.

“A mund të imagjinoni që pasardhësi i atij që ka ndërtuar Taxh Mahalin të jetojë në këto kushte?”, thotë 68-vjeçarja ne intervistën për rrjetin AFP. Begum ka ngritur një padi në gjykatë për t’u njohur si trashëgimtare e fortesës masive të Kuqe të shekullit të 17-të në New Delhi.
Kështjella ka qenë dikur selia e pushtetit të dinastisë Mughal.

Pretendimet e saj janë mbështetur nga simpatizantë mbretërorë por pa fuqinë e nevojshme për të ngritur zërin.

Gruaja thotë se burri i saj i përket linjës së gjakut të perëndorit të fundit indian Bahadur Shah Zafar.

Zafar erdhi në pushtët në 1837, ne kohen kur perëndoria Mugal ishte tkurrur shumë prej pushtimit të Indisë nga kolonizatorët britanikë.



tadh.png



Dinastia Mugal ka ndertuar tempullin e famshem Taxh Mahal


in-1-1.pnger-5-1.png




Top Channel
 
Back
Lartë