• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Trajneri i Argjentinës akuzohet për abuzim seksual, rrezikon shkarkimin nga stoli të kombëtares

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Trajneri i “La Selecion”, Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.

Teksa Argjentina pretendon që të jetë ajo që do të ngrejë edhe Kupën e Botës në finalen e 15 korrikut, vetëm pak ditë para startit të Botërorit Rusi 2018 një “Tërmet” i vërtetë po ndodh në kampin e amerikano latinëve.

Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit, shkruan “La Repubblica”.

Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.

Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavezzin se pi hashash.

Ndërkohë Presidenti i AFA-s Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri.
 
Back
Lartë