• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Thatësira ekstreme zbulon qytetin e fshehtë 3,400 vjeçar

...

Kontributor
LV
0
 

Thatësira ekstreme zbulon qytetin e fshehtë 3,400 vjeçar​


tha.jpg



Një pallat i lashtë 3,400-vjeçar ka dalë në sipërfaqe në zonën e Kurdistanit në Irak, pas disa muajsh thatësira dhe rënie të niveleve të ujit.

Iraku ka parë temperatura të larta deri në 45°C, dhe rezidentët janë detyruar të tërheqin ujin nga rezervuari i Mosul për konsum dhe ujitje.

Në fotot e publikuara besohet se tregohet qyteti i humbur i ‘Zakhiku’, që dikur ishte qendra e perandorisë Mittani – e ekspozuar nga ujërat e lumit Tigris.

Një grup arkeologësh kurdë e gjermanë kanë nisur të gërmojnë dhe të dokumentojnë rrënojat para se ato të mbulohen përsëri nga uji.

Reagimi i tyre i shpejtë me gërmimet solli zbulimin e rreth 100 tabletave të lashta të baltës, të cilat kanë mbishkrime të lashta madje disa kishin dhe “zarfet” e tyre.

Një prej studiuesve e quante zbulimin “një mrekulli”, për faktin se kishte mbijetuar kaq shumë kohë në ujë.

Brenda një kohe të shkurtër ekspertët krijuan një hartë të kompleksit që besohet se daton prej vitit 1550 deri 1350 p.e.s.

Dr Ivana Puljiz e Universitetit të Freiburg, tha: “Kjo ndërtesë e madhe ka rëndësi të veçantë prej sasive të mëdha të ushqimit që vendoseshin në të, të cilat me shumë gjasa silleshin nga i gjithë rajoni”.

Studiuesit besojnë se zbulimet do të hedhin dritë mbi fundin e epokës Mittani dhe nisjen e sundimit asirian në rajon.

Qyteti është tashmë përsëri i mbuluar nga uji, pasi nivelet e rezervuarit kanë rinisur të rriten.




er-1-1.jpg



Një pallat i lashtë 3,400-vjeçar ka dalë në sipërfaqe në zonën e Kurdistanit në Irak







Top Channel
 
Back
Lartë