• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tetë frutat më të shijshme e më të shëndetshme në botë

...

Kontributor
LV
0
 

Tetë frutat më të shijshme e më të shëndetshme në botë​



fruta.png



Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.

Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.

Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar një jetë të shëndetshme.

Frutat më të shijshme e më të shëndetshme

Mango:

Mango njihet si Mbreti i Frutave dhe jo pa arsye. Ai parandalon kancerin, përmirëson shikimin dhe ul kolesterolin. Ky frut përmban fruktozë dhe glukozë, ndaj mos e teproni gjithësesi.
Portokalli:
Kjo agrume e shijshme është e pasur me vitaminë C por edhe fibër. Fibra është e domosdoshme për të shmangur konstipacionin.

Molla:

Nëse dëshironi të mbani mjekun larg atëherë konsumoni mollë rregullisht. Molla zbut rrezikun e diabetit, ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe forcon imunitetin.

Shega:

Shega është një thesar i mirëfilltë antioksidantësh, vitamine C dhe vlera të tjera anti-inflamatore.

Shalqini:

Ky frut i lëngshëm është shumë i mirë për të hidratuar organizmin. Për më tepër, shalqini e mban trupin të freskët.

Bananja:

Bananja ka nivele të larta të kaliumit që u bën mirë veshkave dhe kockave. Bananja është një burim i shkëlqyer energjie.

Luleshtrydhet:

Luleshtrydhet janë të jashtëzakonshme për imunitetin dhe kundër artritit. Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantëve.

Rrushi:

Rrushi përmban pak kalori dhe është një frut i shëndetshëm për rënien në peshë. Rrushi është fruti i preferuar për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sepse janë të ëmbël por nuk e rrisin nivelin e sheqerit.
Kjo përzgjedhje frutash është e mirë jo vetëm për shijet fantastike por edhe për vlerat e mëdha shëndetsore./AgroWeb


Top Channel
 
Rrushi nuk sherben per renien ne peshe dhe nuk eshte e vertet qe ka pak kalori! Aq me teper sic e konsumojme ne shqipet 1 kg e hame per 2 min?
Full of sugar
 
Rrushi nuk sherben per renien ne peshe dhe nuk eshte e vertet qe ka pak kalori! Aq me teper sic e konsumojme ne shqipet 1 kg e hame per 2 min?
Full of sugar
Ma teper ks banaja se rrushi ? masi po fillojm kshtu kalori dmth po ma sh sheqer perban rrushi
 
Back
Lartë