• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Te henen 18/05 lehtesohen akoma me shum masat parandaluese per Covid-19

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Kryeministri Rama u shpreh në një komunikim në “Facebook” ditën e sotme se në këtë fazë të hapjes së vendit duhet të bëjmë shumë kujdes. Sipas tij, nëse numrat do të lëvizin sërish e do shtohen infektimet me Covid-19, do të jetë shumë problem.


“Duhet të flasim qartë mbi një moment që është jashtëzakonisht delikat. Po hapemi dhe po ekspozohemi natyrshëm çdo ditë e më shumë rrezikut të infektimit. Siç e keni parë, edhe ministrja e Shëndetësisë u detyrua të dalë në konferencën e përditshme. Pikërisht për të lëshuar një mesazh të shkurtër dhe të qartë se, numrat po lëvizin. Lëvizja e numrave, nëse do të vazhdojë të jetë kështu, atëherë do të jetë një problem.”- u shpreh kryeministri.

Më pas kreu i qeverisë bëri me dije se nga dita e hënë, nuk do të kemi asgjë tjetër të mbyllur veç transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore, e bareve apo restoranteve që kanë vetëm ambient të mbyllur. Rama listoi të gjitha bizneset që nuk do të rihapen pas 18 majit në fjalën e tij:

”Transporti publik është problem i madh në këto kushte. Me të drejtë shumëkush prej jush është i shqetësuar, por nuk e hapim dot ende. Pra hiq transportin publik, hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura. Hiq palestra, teatro, kinema apo klube nate e lokale lodrash, gjithçka tjetër do jetë e hapur.


Ekspozimi do jetë shumë i madh. Me baret dhe restorantet jam përpjekur ta ilustroj dhe me shembuj nga burime ndërkombëtare. Sepse është kaq e rrezikshme të ulesh në bar apo restorant dhe mos respektosh rregullat e protokollin. E kuptoj që ruajtja e distancës është shtrëngesë, pasi nuk do kesh aq tavolina sa do doje, por duhet.

Do mbetemi përsëri besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra apo të kuqe. Komiteti sheh numrat dhe ndërkohë modeli nuk bazohet tek një numër, por një sërë komponentësh. Nuk është çudi që një zonë e gjelbër të kërcejë në të kuqe. Apo një zonë e kuqe të bëhet e gjelbër. Lërini broçkullat për kotësinë e gjithë kësaj.

Tek zonat e kuqe do kemi ende disa kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat orare, se virusi nuk del në mëngjes dhe hyn në darkë. Quhen të tepërta daljet kur ti je zonë e kuqe dhe duhet të mbrohesh me një hapje relative. Nëse nuk kemi fashë orare, atëhere njësoj si në zonë të gjelbër dhe të kuqe, baret hapur, freski e ëmbël, diell dhe pastaj stimulojmë”


./news31
 
Shqiperia hyri ne karantine me vetem 2 raste qe erdhen nga Italia, nuk arrij te kuptoj se si mund te dalim nga kjo situate kur jane 16 raste te reja cdo dite.
 
Shqiperia hyri ne karantine me vetem 2 raste qe erdhen nga Italia, nuk arrij te kuptoj se si mund te dalim nga kjo situate kur jane 16 raste te reja cdo dite.
Ske par gje akoma flasim nga fundi majt :) kur te behet karantinimi 24 orarsh :D
 
Sa per temen komplimente qeveris per masat po kafsha kafsh ngelet :)!
 
Nuk çuditem jo.
Ky Ramazoni jone po i liron per efekte ekonomike, nuk do te paguaj njerezit.
Nejse, zoti qofte me shqipetaret.
Besoj se jeton ne tr e shikon ca behet ora 11 rruget plot ska faj edvinski po e kemi vet !
 
Fieri akoma zone e kuqe eshte a jeshile ??
 
Back
Lartë