View attachment 108652
Ne kte teme te diskutojm Hapur, cfar na preokupon? Cfar na mungon? Cfar duhet ndryshuar? Llojin e Shoqeris t’cilen duhet zgjedhur?
E tera jete eshte e mbushur me preokuptime, sidomos nga momenti kur te tjeret presin shume nga ti. Cdo here do t'na mungoje dicka, e tille eshte jeta, i tille eshte njeriu, qejfe qejfe kjo dunja. Ne kete kohe ne te cilen jetojme, na mungon besimi i fuqishem ne Zotin, na mungon edukata familjare, na mungon respekti ndaj te moshuarve, ndaj prinderve tane, na mungon meshira ndaj nevojtareve apo skamnoreve, na mungon sinceriteti qe cdo dite pakohet, na mungon besa, mungojne zbatimet e premtimeve, mungon qellimi i pastert i jetes, mungon morali ne pergjithesi etj etj.
Cfare duhet ndryshuar? Menyren se si i qasemi zgjedhjeve te problemeve. Duhet ndryshuar sjelljen ndaj miqve tane, paragjykimet ti leme anash etj.
Lloji i shoqerise ? - Shoqerine me tcilen e ke patjeter ta shpenzosh nje pjese te dites, pra je i detyruar, eshte tjeter gje. Pjesen tjeter te kohes, zgjedhe shoqerine e cila te keshillon dhe kritikon ne vetmi, e kurre ne publik. Zgjedhe shoqerine e cila e ka deshmuar veten se nuk te do per asnje interes te kesaj bote, shoqeri qe nuk te pergojon, nuk te tradheton, etj...