• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Talebanët u ndalojnë vajzave gjimnazin: Në klasa, vetëm djem!

...

Kontributor
LV
0
 

Talebanët u ndalojnë vajzave gjimnazin: Në klasa, vetëm djem!​



1-7.jpg


Talebane

Talebanët ua kanë ndaluar praktikisht vajzave kthimin në shkollat e mesme në Afganistan. Liderët e rinj të vendit morën vendimin që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa, ndërsa vajzat nuk u përmendën gjëkundi.

Kur rrëzoi muajin e kaluar qeverinë e mbështetur nga Perëndimi, grupimi i linjës së ashpër islamike u zotua për një qasje më të butë ndaj femrave, krahasuar me linjën e ndjekur prej tij në vitet 90`, kur grave e vajzave i ndalohej shkollimi e punësimi.

Por urdhri i ri ministrisë së Edukimit shënon veprimin e fundit të talebanëve që përbën një kërcënim për të drejtat e grave.

“Të gjithë mësuesit burra dhe nxënësit duhet të marrin pjesë në institucionet arsimore”,thuhej në deklaratë ku nuk përmendeshin as nxënëset vajza, e as mësueset.

Shkollat e mesme, me nxënës të moshave nga 13 deri në 18-vjeçare, zakonisht ndahen në baza gjinore në Afganistan.Gjatë pandemisë së koronavirusit, ato u mbyllën vazhdimisht por mbyllja më e madhe u vu re pas ardhjes së talebanëve në pushtet.

Shkollat fillore tashmë janë hapur me klasa të ndara veç djemtë e vajzat. Regjimi i ri nuk i lejon vajzat të shkojnë në universitete private, e u ka caktuar rregulla strikte për veshjen dhe lëvizjen.


Top Channel
 
Back
Lartë