• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Strabizmi

Juno

Kontributor
LV
0
 
View attachment 8690
Strabizmi eshte patologji ne te cilen syte nuk jane te vendosur drejt ndermjet tyre dhe nuk kane levizje te sinkronizuara.Kjo zakonisht perfshin mungese te koordinimit midis muskujve te syve qe e ben te pamundur drejtimin e shikimit te te dy syve ne nje pike te njejte.

Faktoret e rrezikut jane:

shtatezania, problemet gjate lindjes, zhvillimi i bebes, semundjet e kaluara, etj.

Predispozitat gjenetike gjithashtu mund te jene faktore per shfaqjen e strabizmit. Nese ne familje ka anetare me strabizem ka mundesi te shfaqet dhe tek anetaret e tjere. Nje prej shkaqeve kryesore te strabizmit eshte zvogelimi i shikimit (per shkak te miopise, hipermeropise, syrit dembel-ambliop, kataraktit te lindur apo dhe gjendjeve te tjera te syrit)

Simptoma:

humbja e vendosjes paralele te syrit, shikim i dyfishte(diplopia),shikim i mjegullt, kthim i kokes apo fytyres ne nje ane(torticolis).

Llojet e strabizmit:

  • Strabizem nga brenda (esotropia)
  • Strabizem nga jashte (exotropia)
  • Strabizem nga lart (hipertropia)
  • Strabizem nga poshte (hipotropia)
Ekzistojne edhe disa lloje te vecanta strabizmi sic eshte strabizmi ne moshe te thyer, i cli ndodh per shkak te shfaqjes se shkaqeve te ndryshme ne nervat te cilet i kontrollojne levizjet e syrit (traume, diabet, semundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione te ndryshme, tumore dhe helmime)

Nese nuk diagnostikohet dhe nderhyet ne kohe mund te lere pasoja te medha ne shikim per gjithe jeten, sic eshte ambliopia apo syri dembel te femijet. Diagnostikimi dhe trajtimi adekuat i tij i perket fushave te specializuara te syve si strabologjia dhe neurooftalmologjia.

Diagnostikimi i strabizmit, pervec simptomave qe mund te manifestoje, kryhet me disa instrumente si: njedrite fiksuese, cover-uncover test, schober test, prizmat (Hirschberg-Krimsky test), test Hess-Lancaster, test-Lang, schiaskopi dhe sinoptofor.

Eshte e rendesishme qe te percaktohet defekti refraktiv dhe aftesia e te parit ne te dy syte me ane te cikloplegjise ne moshe preverbale dhe me tabelat ortoptike ne moshen verbale.

Strabizmi mund te jete i fshehur ose i manifestuar,paralitik ose konkomitent.

Paraliza e Nervit VI



Strabizmi paralitik: eshte ai lloj strabizmi ku kemi pareze ose paralize te ndonjerit prej muskujve te jashtem te syrit

Strabizmi konkomitent :Devijimi i aksit optik,si rrjedhoje e crregullimit te funksionit te muskujve te jashtem te syrit.

Strabizmi i manifestuar arrihet te shihet dhe me sy te lire dhe perben nje devijim te perhershem te syrit.

Strabizmi latent (i fshehur) arrihet te maskohet nga sistemi nervor qendror dhe dallohet vetem kur pacienti eshte i lodhur, ndersa strabizmi paralitik eshte gjithmone i dukshem

Terapia e strabizmit behet ne varesi te llojit te tij.

1- Syze – disa lloje strabizmi ndodhin per shkak te metave te refraksionit( miopi,hipermetropi,astigmatizem”) me perdorimin e syzeve strabizmi zhduket ,per kete lloj mjafton perdorimi i syzeve

2- Okluzioni – mbyllja – kjo metode mjekimi mund te perdoret ne rastet e syrit dembel,ne keto raste mbyllet syri i mire per t’u fuqizuar syri me probleme.


3- Ortoptika – ushtrimet ortoptike kryhen ne rastet e forive , per permiresimin e shikimit ne te dy syte per te permiresuar tre pamjet binokulare: perceptimin simultan,fuzionin dhe stereopsisin( pamjen tredimensionale)

4- Operacioni ne strabizmin e lindur si rregull nuk ka nevoje per syze dhe nevojitet operacion ne fazen e heret (6 muaj-1 vit)pjesa me e madhe shfaqet rreth moshes 2-3 vjec dhe zakonisht korrigjohet me mbajtjen e syzeve ,por tek strabizmi i cili nuk korrigjohet, krahas syzeve nevojitet kirurgjia.

5 Botoks-toksina botulinike-kjo metode eshte mjaft efikase te strabizmi i shkaktuar nga ndydhja e nervit i cili inervon muskulin perkates(paralitik),tek pacientet te cilet jane operuar por nuk eshte arritur rezultati i pritur.Tek strabizmi paralitik shfaqet dhe dyfishimi i figurave,(diplopia);tek ky lloj strabizmi respektohet nje periudhe pritjeje prej 6-8 muaj por ne kete periudhe mund te zbatohet metoda botox me qellim qe te zvogelohet dyfishimi i figure.

6– Trajtimi kirurgjikal i strabizmit-operacioni i strabizmit kryhet nen anestezi te pergjithshme ,principi themelor i operacionit eshte zvogelimi apo zmadhimi i fuqise se muskujve extraokulare,te cilet levizin syrin.me diagnostikimin e hershem te strabizmit mund te ndalohet dembelizmi i syrit dhe te mundesohet shikimi tredimensional.
 
Back
Lartë