Philippe Coutinho është më afër debutimit te skuadra e Barcelonës.
Përforcimi i ri i gjigantit katalan erdhi i lënduar në Camp Nou.
Por, e përditshmja sportive katalane ‘Sport’ shkruan se ai ka rikuperuar dëmtimin dhe është i gatshëm për lojë. Coutinho synon të jetë rezervist në duelin ndaj Espanyolit, përcjell “lajmi.net”.
Coutinho është blerja më e madhe e Barcelonës në histori të klubit ndërsa pritet ta formojë treshen e re të sulmit së bashku me Luis Suarez dhe Leo Messi. /Lajmi.net/
